• |
ide | kryesore

Ethe shorti në Champions: Real tmerron gjithë vazon e parë

F1, Sport



E marta dhe e mërkura Champions ka dhuruar gëzime e dhimbje për tifozët e skuadrave, që tani duhet të mendojnë për shortin e 1/8 të finaleve. Në lojë futen llogaritë dhe fati, sipas rregullave të shortit të parat e kualifikuara do të ndeshen me të dytat e grupeve, duke shmangur skuadrën që kanë patur në grup dhe ato të të njëjtit shtet. Me Juventus të kualifikuar bashkë me Napolin e Atalantën, numrin më të madh të skuadrave në fazën përtej grupeve e kanë anglezët dhe spanjollët me katër e gjermanët me tre, kështu që të hënën në Nyon (në orën 12) shorti parashikon përplasje të forta. Të jesh kokë grupi ka avantazh, por rreziqet janë e janë edhe të mëdha.

Juventus do të jetë në vazon e parë, sepse ka fituar grupin e, për debutimin e Maurizio Sarri në 1/8 e Champions, bardhezinjtë mund të ndeshen me Lyone, Borussia Dortmund që nuk është se është e parezistueshme. Deri këtu nuk është keq, por në vazon e dytë rreziqet vijnë nga skuadrat angleze (Chelsea e Tottenham i Mourinho) e mbi të gjitha Real Madrid, që nuk është më ai i CR7, por ka sigurisht në organikë kampionë që mund të zgjidhin ndeshjen në cdo moment. Në vazon e parë rreziku për të peshkuar Real Madrid është më i madh për Liverpool e Manchester City që nuk mund të ndeshen me dy anglezet e vazos së dytë.

Problemet më të mëdha i ka në vazon e dytë Napoli, që me Gennaro Gattuso në drejtim përgatitet të përjetojë një short të frikshëm: në vazon e parë janë City, Barça, Psg e Bayern dhe napoletanët mund të shmangin vetëm. Shansi i madh do të jetë nëse gjen përballë Valencia, që ka fituar grupin, por nuk është i pathyeshëm e sidomos Leipzig, që është renditur i pari në një grup modest.

TË KUALIFIKUARA NË 1/8 E CHAMPIONS LEAGUE

Vazo e parë: Barcellona, Bayern Monaco, Juventus, Leipzig, Liverpool, Manchester City, Paris Saint Germain, Valencia

Vazo e dytë: Borussia Dortmund, Chelsea, Lyone, Napoli, Real Madrid, Tottenham, Atalanta, Atletico Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *