• |
ide | kryesore

Gattuso jep spektakël në konferencën e parë tek Napoli: “Mendoj në dialekt dhe e përkthej në italisht”

Sport



Një si ai është mësuar gjithnjë të flasë përtej fushës, edhe pse pikën e fortë e ka patur pikërisht në kuadratin e gjelbër. Grintoz e i pakompromis, gjithnjë pa bërë lojëra fjalësh kur shpreh mendimin e tij, Genaro Gattuso ka folur për origjinën e tij, në ditën e prezantimit si trajneri i ri i Napolit: “Nëse jam krenar, si jugor, që stërvis një skuadër nga jugu? Gruaja ime është italo-skoceze dhe, kur arsyeton, ajo mendon në anglisht. Unë, përkundrazi, mendoj si kalabrez, pastaj nga dialekti duhet të transformoj atë që mendoj në italisht. Është e drejtë kështu. Kam lënë shtëpinë kur isha vetëm 12 vjeç, por traditat mbeten dhe për mua llogariten. Ja përse jam krenar që jam nga Jugu”.

Gattuso më pas është përqendruar tek debutimi në pankinën e Napolit: “Nëse kam zgjedhur formacionin ndaj Parmës? Po, por të shohim kush do të rekuperohet plotësisht dhe më pas do bëjmë vlerësimin. Ndeshemi me një skuadër të fortë e nevojitet të bëjmë shumë kujdes. Nuk është një rastësi që janë duke bërë rezultate të mira. Objektivat sezonal? Napoli është ndërtuar për të shkuar në Evropë, e di që është e vështirë, por është kështu. Kjo skuadër nuk mund të qëndrojë jashtë Evropës. Momenti në kampionat nuk është aq pozitiv, por do të ngrihemi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *