• |
ide | kryesore

Jlo nominohet për herë të parë për çmimin e rëndësishëm

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme Jennifer Lopez ka marrë lajmin më të rëndësishëm nga menaxheri i saj, Benny Medina. Ai i ka komunikuar se ajo është nominuar për herë të parë nga “SAG Award” për rolin e saj si “Ramona” në filmin “Hustleres”. Kjo gjë e ka emocionuar shumë Jennifer dhe ajo nuk ka mundur të mbajë dot lotët. Artistja ka publikuar në ‘Instagram’ një video nga palestra, përmes së cilës ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj. “Duke u munduar të mbajë lotët… do të thotë shumë për mua që të njihem nga aktorët e mi kolegë! Faleminderit shumë ‘SAG Award’ për këtë nominim, me të vërtetë do të thotë bota për mua! Asnjëherë mos u dorëzoni”, ka shkruar Jennifer përkrah videos. Ajo ka treguar se përveç kërcimit, aktrimi ka qenë dashuria e saj e parë dhe se nuk mundet ta besojë që kjo gjë po i ndodh asaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *