• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama – narcizi që bën nusen në dasmë dhe arkivolin në mort

-Instant, Kryesore

Në ditët e para pas tërmetit e kam  përshkruar Edi Ramën si një njeri, që, në panikun e përgjegjësisë, vuri në veprim të gjitha aftësitë e tij aktoriale, manipulative për t’ia veshur përgjegjësitë e pasojave të tërmetit natyrës, Zotit e kujtdo qoftë, përveç vetes dhe të tijve. Në ditët në vazhdim, me ç’po na shohin sytë, ky panik, bashkuar me çrregullimet e rënda narcizistike të personalitetit, të manipulatorit pervers, po e bën gjithnjë e më të surreal e më të rrezikshëm. Ka një shprehje frënge për narcizistët si Rama që thotë: “Ata duan të jenë në rolin e nuses në dasmë dhe të arkivolit në mort”. Ne rastin e tërmetit, aktori në fjalë po arrin kulmin e karrierës së tij, sepse, më herët, e kemi parë në rolin e nuses në dasmë, kurse me tërmetin po e shohim edhe në rolin e arkivolit në mort, madje duke arritur një sintezë tragjikomike të dasmës me mortin. Të tilla janë shfaqjet që po jep nëpër zonat e tërmetit, i ndjekur hap pas hapi nga kamerat e ERTV, ku herë bën gallatë me fëmijët e traumatizuar nga vdekja e prindërve e humbjet e shtëpive, herë u jep urdhër qenve dhe servilëve që të heshtin në hallin e madh që e ka gjetur popullin; ku edhe transmeton non stop aktivitetin e tij (edhe kur pi kafen në zyrë), edhe i urdhëron të zotët e shtëpive që viziton që të mbyllin televizorin se sipas tij është si të kesh shejtanin në shtëpi; ku një ditë e shohim t’i dridhet dora në një formë që të bën të mendosh se vuan nga një parkinson i avancuar, e ditën tjetër e shohim të ngrejë me një dorë në ajër, gjithë gaz, një foshnje dhe ta rrotullojë para kamerave si aeroplan (ndërkohë që ai i shkreti rrinte si i ngrirë), duke na bërë të mendojmë se dridhja e dorës ishte një lojë teatrale për të ngjallur ndjenja përdëllimi te shqiptarët. Janë shfaqje, në të cilat e ke vështirë të thuash nëse po bën nusen në dasmë, arkivolin në mort apo të dyja bashkë, por që dallohen edhe nga një hipokrizi e madhe, nëse me termin kuptojmë aktorin pervers, që ndërron faqe sipas rolit që i intereson, që tjetër është e tjetër duket, tjetër flet dhe tjetër mendon. Në fakt, “hipokrit” e ka burimin nga fjala greke “hipokrites”, që do të thotë “aktor”.

Në vazhdën e këtyre hipokrizive e pamë para disa ditësh të luajë rolin e arkivolit në mort në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta”. Me një pamje të pikëlluar, i veshur me kostum dhe kravatë të zezë, kërkoi t’i bënte italianët të mendonin se çfarë djali inteligjent e me shpirt të ndjeshëm u ka rënë për hise si Kryeministër shqiptarëve, si dhe që të derdhnin ndihma në numrin e llogarisë bankare që ka hapur qeveria. Ato 15-20 minuta intervistë, ishin një shfaqje aktoriale gënjeshtrash manipulative.

Lajmi i shpërndarë në rrjet prej të birit, ku thoshte se edhe një e afërmja e tij kishte vdekur, i amplifikuar nga makina e propagandës në lajmin e vdekjes së një njeriu të shtrenjtë të familjes kryeministrore: të dashurës apo të fejuarës së të birit, kishte arritur edhe në veshët e Vespës, i cili, me një pamje ngushëlluese, e filloi intervistën me këtë lajm. Kryeministri e kaloi ngushëllimin duke kaluar te pikëllimi i tij për të gjithë shqiptarët. Ndoshta i erdhi zor nga i biri, i cili nuk e ka quajtur “të dashur” apo “të fejuar”, por “të afërme” dhe këtë e ka bërë o për të ruajtur diskrecionin, o pse nuk e ka pasur të dashur, aq më pak të fejuar, dhe, në fakt, nuk kemi parë asnjë fotografi të të birit me këtë vajzë, aq më pak me vjehrrin e mundshëm. Por kur do të bësh arkivolin në mort, e vërteta apo diskrecioni nuk kanë pikë rëndësie. Aq më pak kur një sendërgji e tillë të çliron nga përgjegjësia e vdekjes së të ndjerës e 50 të tjerëve, sepse në këtë rast distancohesh nga vrasësit dhe bashkohesh me viktimat.

Gënjeshtrat manipulative vazhduan, pikërisht me heshtjen ndaj përgjegjësive njerëzore për tragjedinë. Italianët nuk dëgjuan asnjë fjalë, si nga intervistuesi, edhe nga të intervistuarit, për këto. Sigurisht, ata nuk dinin se nusja në dasmë dhe dasmorët e saj ishin tallur me Presidentin, kur ky, para disa muajsh, u përpoq të vinte alarmin për rreziqet e tërmetit? Ata nuk morën asnjë shpjegim se përse, sipas “Il Fatto Quotidiano”, mungonin hartat kadastrale të pallateve të shembura apo përse trupat e shpëtimit kishin punuar me duar e me lopatë e jo me qen e mjetet që nevojiten në këto raste? Rama u tha italianëve se ishin shembur vetëm shtëpitë e vjetra, pallatet e komunizmit (për të cilat nënkuptohej se fajin e ka tërmeti dhe komunizmi) dhe … ndoca ndërtime pa leje andej këtej. Asnjë fjalë për pallatet e dhëna me leje në Durrës nga 2007 deri m 2019 nga bashkëpunëtori i tij më i afërt, Gjushi, një pjesë e madhe të ndërtuara nga ish-deputeti socialist Gashi, që, nga burime të besueshme, thuhet se janë 30% e pallateve të dëmtuara rëndë në Durrës.

Hipokrizia e Ramës shkëlqeu edhe me Sgarbin, i cili, kur Rama tha se arkitekti Casamonti do të merret me projektimin e ndërtimeve posttërmet i tha: “Kujdes se ai ka bërë Figline-n”. Zgarbi e kishte fjalën për një projekt korruptiv (që e ka çuar Casamontin në burg), ku parashikohej restaurimi i një ndërtese të vjetër historike duke e kthyer në diçka të stërmadhe, jashtë proporcioneve me kontekstin e qytetit Figline, për çka Sgarbi është shprehur se: “Është krim që në vendlindjen e Bruneleschit të thërresësh një arkitekt për të ngritur një përbindësh”. Tamam si puna e përbindëshit që ka realizuar Edi Rama dhe Casamonti në stadiumin “Qemal Stafa” (korrupsion plus shkatërrim i trashëgimisë), por me ndryshimin se në Figline u ndërpre nga ndërhyrja e magjistraturës. Por hipokritit nuk i bëri syri tërr kur iu përgjigj: “Vërtet Casamonti ka bërë Filinen, por ka bërë edhe stadiumin tonë, që është tamam ashtu si i do ti gjërat, ku e vjetra ruhet”.

Një tjetër kulm manipulativ aktori e arriti kur, për t’u treguar italianëve se sa njerëz të mirë jemi ne shqiptarët, prandaj e meritojmë ndihmën e tyre, tha se Shqipëria është i vetmi vend që ka pasur më shumë hebrenj pas Luftës sesa para Luftës, me demek ngaqë shqiptarët i karakterizon kulmi i humanizmit në Europë. Nuk dua këtu të përgënjeshtroj këtë mit që nuk e ka shpikur Rama, por të qesh me shtresëzimin e ri fantastik që i shtoi mitit pinoku. Duke menduar italianët katolikë, tha se priftërinjtë katolikë shqiptarë paskan bërë mrekullira në atë kohë, që nuk i ka bërë askush: kanë pagëzuar hebrenjtë për t’i shpëtuar nga holokausti. Po manipulonte një target të huaj duke harruar se po godiste, jo vetëm të vërtetën, por, indirekt, edhe një pjesë jo të vogël të popullit shqiptar. Sepse është e ditur se në Prishtinë, që ishte pjesë e shtetit shqiptar asokohe, ka pasur një kamp përqendrimi ku kanë humbur jetën 200 hebrenj, madje se shqiptarët e Kosovës kanë ngritur edhe batalionin SS Skanderbeg, për arsye që s’kanë të bëjnë me fenë, por me nacionalizmin. Por, përtej së vërtetës historike, sipas së cilës edhe nëse mund të flitet për një tolerancë të shqiptarëve ndaj hebrenjve, kjo i atribuohet trashëgimisë së perandorisë multireligjioze osmane, të paktën të përmendte edhe ndonjë hoxhë, baba apo prift ortodoks, jo të përmendte vetëm klerin e një minorance 10% për shpëtimin e hebrenjve në një popullsi që ka edhe 70% myslimanë dhe 20% ortodoksë, pa llogaritur shqiptarët e Kosovës. Po hipokriti nuk merakoset për këto detaje. Shqiptarëve u interesojnë vetëm lekët, – thotë me vete – prandaj do ta duartrokasin këtë gjetje fantastike. Pastaj, edhe për myslimanët e kam gati Kuranin në xhepin tjetër. Dhe kështu, pas ca ditësh, u shfaq në Stamboll para investitorëve turq, të cilëve u tha: “Kurani i lavdishëm na mëson se asnjë gjethe nuk e prek tokën pa lejen e Zotit. Kurani i lavdishëm na mëson se katastrofat janë sprova për njerëzimin që të spastrohet nga mëkatet e të pendohet”. “Cila është fytyra më e bukur në Islam, sipas profetit të Zotit? – paqja qoftë mbi të -: të ndihmojmë ata që njohim dhe ata që nuk njohim”.

E pra, në këto ditë të jashtëzakonshme, ku kriza morale është më e madhe se fatkeqësia materiale, ku kërkohet dashuri e vërtetë dhe jo shtirje aktoriale, çështja shtrohet: a mund t’i besohet pastrimi ynë nga mëkatet, pendimi ynë, krijimi i solidaritetit një hipokriti si Edi Rama, që këtej shet humanizmin dhe tolerancën e shqiptarëve dhe më anë tjetër, për të fyer shqiptarët që i kërkojnë përgjegjësitë, përdor edhe qentë që lehin? (“Hiqe more, atë analist!”, i tha një banori për qenin që po lehte jashtë derës.)

Meqenëse po flet kaq shumë për Kuranin dhe Profetin, le ta japim përgjigjen me Kuranin dhe Profetin: Ja ç’thotë Muhameti për hipokritët: “Kush ka katër karakteristikat e mëposhtme, është një kryehipokrit […]: 1. Kur sa herë i besojnë, tradhton. 2. Kur sa herë flet, gënjen. 3. Kur sa herë bën një pakt, tregohet i pabesë. 4. Kur sa herë grindet, sillet pa respekt, në mënyrë të keqe dhe fyese”. Dhe ja se ç’thotë Kurani për hipokritët, që mashtrojnë me oratorinë dhe paraqitjen e tyre: “Kur ju i shihni ata, pamja e tyre e jashtme ju pëlqen: nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. E megjithatë, ata janë si trungje që rrinë në këmbë të mbajtur me cungale (pa rrënjë). Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. (Kujtoni historinë e qenit F.L.). Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre. Mallkimi i Allahut rëntë mbi ta! Sa shumë janë larguar (nga e vërteta).!”

Ata që preferojnë urtësinë e Krishtit ndaj asaj të Muhametit, le të lexojnë se çfarë thotë ai në Ungjill për farisenjtë. Unë po e mbyll me një thënie popullore: “Hipokriti bën keq punët e mira dhe bën mirë punët e keqia”. Panorama

49 Comments

  1. Ketije lloj specje o Lubonje duhet te ja besh hundet pershesh ndryshe ky s di te ndalur pasi i mbushet mendja se ka rubinetin e ajrit per ket popull te mjere.

  2. Vet je si kufome o Lubonj , por mos luj me te vdekurit o kokrra e bythqirit.
    Nga qe e ke personale me Ramen , ke 25 vjet qe flet vetem karrlliqe o kokrra e karit

    1. Ktyne qe vijn ketu e fyjn sa per te fy argumentuesit e analistet pa kundra argumente jan si ata qe hedhin peshtym perpjet po qe i bjen ne surrat ;

    2. Ne sulm o qelbesira mavi . Ndryshe nuk ka gjel deti per vit te ri .
      Pttttttuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu …rrogtar te pacipe

  3. Mos e “denoni” edhe nje here Tosin e mjere!
    Mos ia vini re malinjitetin e tij tashme te ngjizur ne shpirtin e tij!
    Imagjinoni sikur sejcili nga ju te ishte i burgosur ne te njejten kohe qe ka qene edhe ai se cfare deformimi do te kish pesuar karakteri dhe jeta juaj.
    Lereni te shprehet nese i doni te miren!
    Meshiroeni nese doni t’a ndihmoni sado pak!

    1. O kokë paçe a vërtet je kaq idiot, apo paguhesh për të qenë, nqs paguhesh halla e paç, nqs je i natyrshëm lum si ti që për asgjë nuk po ta ni.

  4. Lubonja shkrim perfekt. Hipokrizi e trishte, primitive, poshteruese. Bota sidomos fqinjet kam pershtypjen se e dine mire me cfare kane te bejne dhe me clloj shteti drejton ky, ata qe se dine nuk duan ta dine sepse ndjekin interesin e tyre dhe se cajne shume me ke kane te bejne. Dje dha nje fjalim para abasadave te huaja, “Do i them Zahos c’keni bere ju ketu” me erdhi aq peshtire sa e fika. A thua se ketu nuk kishte ndodhur termet qe shembi fasaden e atyre qe vodhen per 30 vjete duke lene njerez te jetojne ne ndertesa qe as vende te botes se trete skane, por ndonje cernobil, dhe keta te ambasadave skishin pritur dhe ishin hedhur me trupat e tyre ne rrenoja duke u vete flijuar. Falenderimi i tille i takon atyre punonjesve vendas e te huaj qe erdhen jo ketyre rreckave te ambasadave. Po ky di ke te falenderoj me nje fjale dhe kujt ti thurri vargje per tju lepire.

  5. Skenar turpi me ate dridhjen e dores.
    Si nuk i vjen turp qe luan rrugacin.
    Pa le kur flet me koken poshte me mjeker dhe zgurdullon sytegjithandej.
    Pa le te huajte degjojne se cfare do i thote ky Zahos.
    Kush eshte ky qe po na bie zorret tek fyti. Nuk shihen me lajmet. Edhte lemeri e bajatllekut me boje.

  6. Mos mat me kandarin tend o Lubonja o monster! Nuk jane njerezit si ti qe e tradhetove dhe e shite babain tend tek sigurimi per te shpetuar bythen tende te flliqur.Njerezit kane duruar torture deri ne vdekje e nuk kane shitur as shoket se lere prinderit.Si nuk ke fare fytyre te merresh me tragjedite familjare ore sadist i ndyer.Jane piklluar dhe kane derdhe lote shqiptaret gjitheandej per njerezit qe humben jeten ne kete ragedi,madje edhe joshqiptaret e ti more shpirt kazme perdore te vdekurit per shfryer ndytesine e shpirtit tend.Nuk pritet tjeter nga njeriu qe shet priderit qe e linden serpse ti mat me kandarin tend ore hiene nuk ke respekt as per femijte dhe te rijte qe humben jeten.Ti je turpi i gazetarise dhe fundrrine e ndyert te cilen gje e pasqyron edhe fytyra jote.

    1. po o lesi, edhe lubonja edhe Shullaku edhe Andi Bushati e te tjer analist te nderuar “perdorin” te vdekurit????se shprehin me argumente realitetin ?vec rames; ai nuk perdor se ai eshte nene tereza e situates….nuk e ben per pushtet ai mut….

    2. PTU TE QIFSHA ROPT SA KEQ QENKE O LEPIRES . BOJI TE FALA MAMIT NGA LUBONJA . LIBRIN E SHPIS KU TA KESH OR QELBESIRE KUQALASH

  7. Per te gjithe sufllaqexhinjte qe i sulen Lubonjes, duhet te pyesin me perpara per qentimin stoil qe ky njeri ka mbajtur ne burg dhe pastaj te shkruajne, por meqenese paguhen per shpifje dhe per te bere rolin e budallait, esht mire qe te rrine ne mjerimin e tyre intelektual dhe ne sufllaqen e rradhes te shoqeruar me uje rubineti nga ai qe iu con ne familje ai bojaxhiu tironc, i lindur diku nga Kucova. Se dyti, ky shkrim i Lubonjes eshte nga me te miret qe ka bere deri me tani sepse eshte nje analize e sakte e personalitetit te atij qe drejton vendin. Por jo vetem kaq, Lubonja e ka zberthyer edhe ne aspeltin religjioz. Krahasoni fjalet dhe veprimet me ato cfare thuhen ne Kuran dhe ne Bibel, nuk i shkojne askujt me shume se atij qe fatkeqesisht eshte Km jone. Tani pres nga sufllaqexhinjte te dalin ne kor e te fajesojne Berishen, shpellaret, Meten, Bashen, megjithese ky i fundit me flegmatizmin e tij po e mban Ramen ne pushtet dhe ndoshta e ka qellimin diku tjeter. Te shpresojme se jo

  8. Tos Lubonja eshte neriu qe shiti babain e tij per te shpoetuar.E pra me thoni ky soj njeriu si mund te ndjeje dhembje per njerezit qofshin edhe femije qe humben jeten ne kete tragjedi.Ky nuk pati dhimbsuri as per ate qe e lindi .Kjo krijese e shemtuar nuk merizon as te konsiderohet njeri.Ata qe nuk respektojne te vdekurit ne nje tragjedi kombtare te shkaktuar nga natyra jane vetem hiena .

  9. Një i paditur që i di të gjitha si kryesundimtari i deleve, ka provuar studentin jashtë vendit dhe ka dështuar, ka nprovuar të bëhet sportist, por nuk arriti agjëkundi. Edhe piktor desh të bëhej , por na dha ca shkarravina. politikanin po bën , pa timon , pa juridik , pa ekonomi dhe , së fundi , pohon se nuk është politikan. Me timon e tepsi, me kusi e çitjane, sillet si pordha asaj ane, pa ditur ku e nxjerr mushka. Tani po luan , medemek, si aktor i shpifur, me batuta, me atlete e me tuta, por , tashmë, tepër bajate, pa kripë e pa sheqer. Dreqi vesh s’e merr çfarë po broçkullis. Ecën mbi germadha bash si rrampalla. Si Nastradini në shpinë të gomarit, i pengojnë fjalën dhe rrugën qentë e pazarit.

  10. Per ta kuptuar se cfare do te beje qeverija me “te termetuarit”, mjafton te shohesh se cfare ka ndodhur ne Korce me termetin e para gjashte muajve. Megjithese demet nuk ishin te ketyre permasave, akoma njerezit e demtuar nga ai termet nuk jane sistemuar. Per te eliminuar pasojat e ketij termeti do duhen se paku nja 30 vjet, nderkohe qe qeverise se satrapit Berisha do i duheshin 850 vjet (kater vjet me pak se qeverise se satrapit Zog). Megjithate, te demtuarit nga termeti do hane me luge te arte, ne shekullin e ardhshem ama.

  11. Toso e mbarove nje pallat me lejen qe te dha Rama,mos po nderton ndonje pallat tjeter dhe Veli hajduti nuk ta jep lejen.

  12. I modhi Qazim Mulleti prefekti Tirones ka thone shpellkaret e katnaret ne Qytet,Kombi eshte ne Rrezik,qytetare ne mbrojtje te kombit,o fatos dashuria e pare nuk harrohet kollaj dhe ne shume raste kthehet ne urrejtje,ke 20 vjet qe vetem vjell vrer,ti ke hall qe pse rama nuk te pergjigjet,por dhe ai nuk e harron dashurine e pare,i thuaj salihut te rekomandoje ilacin qe perdor ai.

    1. Uu mor i paemen po e permend qazimin di te citosh ndoj kolos te letrave… po tirona nga te ardhurit e katunaret esht kriju; tregon vedin ti o gomar Ndoci ; nga fshat u be kryefshat jo nga urbanizimi po nga njerez si ti

  13. O tos, kminstri doli me lyp leke. Sigurisht qe do perpiqet te evokoje kujtimet me te mira. Qellimi dihet. Po ty o tos, inatet personale ti kane erresu syte. Rob VK.

  14. O Endri Fuga, o pederast pasiv! Po mesoji te pakten disa argumente kur shajne keta qe qelbin online me pagese kur i kritikohet drogaxhiu i Surrelit! Nga i pari tek i fundit duke akuzuar Lubonjen se gjoja na paskerka spiunuar te atin ne kohen e komunizmit! Ky eshte i vetmi kunder-argument nga sharesit online me pagese!!! Ne vend qe te merren me faktin se shume nga ato ndertesa te pabanueshme ku humben jeten me dhjetra njerez, qeveria i kishte nxjerre te pabanueshme qe mbas termetit te 21 shtatorit. Ky eshte thelbi i çeshtjes dhe jo ndotja vend e pavend e ketyre sharesve me pagese, qe paguhen me taksat tona…

  15. O I pemer kur te besh burgun e bythqirit enver hajde fol. Ose ke qen sigurims gardian burgu.
    Cezari ka thene: kam pare shume trima ne betja, burra te vertete por kam pare pak trima dhe burra ne torture. Mbylle Halen o shurranjos nga librazhdi me babin pervers sigurimsfshatar.

  16. Kush shan Lubonjen eshte bytheqire spiun servil morr i kuq a mavi kurve semafori mi halesh qen zorresh burre kurve etj. Familja e tij ishte ne mes privilegjesh dhe prapedoken kunder atij sistemi qe me shporrjen e tij beri qe shqipetareve u bdryshoi jeta.

  17. Shpellkaret po tallen me Qazim Mulleti si enveri dhe salihu dy komunistet e rrezikshem te lindjes shpellkaret te krijuar ne lab e vucidolit nga mjeksia salihiste i ka hedhur neper portale ku i financojne dhe vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu