• |
ide | kryesore

Ndryshonte vendimet, arrestohet ish-sekretarja e Gjykatës së Vlorës

Lajme, Të fundit



Edlira Shehu, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë, ka rene sot ne prangat e policise pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Policia e Vlorës në njoftimin e shperndare per mediat thote se eshte goditur një tjetër rast i krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive.

“Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë”, thane blute.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.



1 Comment

  1. ahaha kjo qenka e forte

    Gjykata te denon, kurse sekretarja ndryshon vendimin dhe ti del i lare.

    Cfare nuk degjojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *