• |
ide | kryesore

Përplasje e fortë mes Eni Vasilit dhe Monika Kryemadhit në transmetim LIVE

Lajme, Të fundit

Përplasje të forta mes gazetarëve dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit lidhur me transmetimin e kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të tërmetit të 26 nëntorit. Moderatorja e emisionit, Eni Vasili nuk i ka duruar akuzat e Kryemadhit, duke i kujtuar numrin e herëve që e kishte marrë në telefon për ta ftuar në emisionin e saj. Kryemadhi i është kundërpërgjigjur duke e quajtur se emisionet në Shqipëri bënin qoka ndaj kryeministrit. Jashtë debatit nuk ka qëndruar as moderatori tjetër i “Top Channel” Alban Dudushi, i cili gjithashtu është përplasur me Kryemadhin.

DEBATI:

Monika Kryemadhi: Bëni propagandën e Edi Ramës

Eni Vasili: Është budallallëk me brirë. Sa herë ju kam ftuar gjatë gjithë këtyre ditëve

Monika Kryemadhi: Sa e ndershme je ti ndaj këtyre ftesave?

Eni Vasili: Të dalë Basha që të thotë sa herë e kam ftuar? Pse quhet qokë kur ju nuk vini? Më thuaj pse nuk jam e ndershme?

Monika Kryemadhi: Nuk je e ndershme në parim

Eni Vasili: Po pse pra? Ne gazetarët dalim fajtorë. Si akuzon ti?

Alban Dudushi: Eksperte e tërmeteve u bëre, eksperte e gazetarisë u bërë

Monika Kryemadhi: Mos më thuaj që ti nuk bën qoka

Alban Dudushi: Ma thuaj një

Monika Kryemadhi: Takimin e studentëve

Alban Dudishi: Mos thuaj qoka kur e di mirë se si është gatuar kuzhina. I keni kërcënuar

Monika Kryemadhi: Po të kishim kërcënuar njëri ne do të na kishte arrestuar Sandër Lleshaj

Eni Vasili: Ne iu ftojmë në shtëpi dhe ju derdhni kupën. Kanë rrezikuar jetën gazetarët e Topit, ju na akuzoni për qoka.

Alban Dudushi: Ku ishe gjatë këtyre ditëve

Monika Kryemadhi: Në terren isha. Kur të mbaroj emisionin do të ta tregoj. Tek ato familjet që janë zhdukur të tëra./dosja.al

8 Comments

  1. Po pse ore juve me siper? Ca tha kunadhja , qe e gjeter qe paska hall te madh? Ajo ka nje jete qe vetem sulmon. Dhe me po te njejten menyre . Pastaj , seriozisht e keni me kete SPAK-un? Po a e pate qe u mbush me prokuroret e drejtesise se vjeter? Se deri dje na dukej sikur do vinin nga nje tjeter planet. Mblidheni mendjen. Drejtesia do vijoje po njelloj, peshqit e medhenj do hane te mesmit dhe ne burg do vene te vegjlit

  2. Tamam llapaqene,pa nivel,nen mediokren,injorante dhe hajdute.Me turp nuk kishte,e ndjente burgun qe Po I afrohet.kishte ngelur kombinatese.,por per Meten eshte normal.

  3. E kuotojne edhe kalamjte e kopshteve qe TopChannel i Ben Blushit qe e ecen vete eshte llogore mediatike e Rames.
    Madje Dudushi, Dyrnjaja dhe Mohhammadd Veliu “pi’ Londret” jane llogore e pare, shoesh me medalje trimerie!
    Ndersa Ben Blushi eshte Master of Pupets ne zyrat e Vjollces se mjere!
    DO TE ISHTE E DYSHIMTE NQS ENI VASILI NUK DO TE PROTESTONTE…..

  4. Mona Mona tu befte nona , pse nuk i strehon tek vila ne gjirin e lalezit familjet qe ngelen gjalle nga pallatet e thum,anes, hiqeni macen Sasha cojeni me studime ne londer si femijet me 200 mije paund ne vit.

  5. KY qendrimi i mediave u konstatua edhe nga raporti i ODHIR mbi situaten ne Shqipni; dhe top chanel ishte i pari qe u permend., ne menyren si prezantonte qeverin apo opoziten; Interesi e leku mbi gjithcka;kshu qe leni kualifikimet mbi moniken apo vleresimin e saj. te jeni neutral o popull vec ne te miren tuaj ka me ken. mos u rreni nga nje kothere sot e rames.

  6. Po si thoshte”ju jeni si ne” dmth hajdute,e pranoi haptaz qe eshte hajdute.Me nivel zero s’kisha pare,eshte dhe DR. me titull,kushedi se ku e ka vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu