• |
ide | kryesore

Rama: Kam deficit në tru. Qytetari: Çfarë kryetar qeverie na ka pru Zoti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme vizitoi të moshuarin e paralizuar Sefer Poçi në Farkë, i cili mbeti në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama e takoi të moshuarin në banesën e re ku është strehuar pas tërmetit.

I biri u kujdes që të sqaronte shefin e qeverisë se i ati nuk e ka shumë të qartë shikimin. Por kryeministri tha se Poçi sheh më mirë sesa ata me shikimin normal, pasi nuk ka deficite në mendje dhe zemër.

Djali: Baba nuk sheh mirë

Edi Rama: Vallahi ai sheh edhe më mirë se ne që shohim, na ngatërrohet kjo që shohim. Kujtojmë se i shohim të gjitha. Baba nuk sheh pastër, por për të parë sheh më mirë se ne.

Sefer Poçi: 10% më kanë ngelur sytë, 10% më kanë ngelur stomaku, 10% dhëmbët, 10% këmbët

Edi Rama: Mendja dhe zemra 150%. Se ne mund ti kemi 100% këto të tjerat, por kemi deficit tek këto të dyja.

Sefer Poçi: A e shihni çfarë kryetar qeverie na ka pru Zoti neve, pash Zotin a e sheh? (qesh)

Pas mbarimit takimit Rama ju drejtua djalit të Seferit duke i thënë: “Të ishte ky në qeveri do na kishte hedhur 20 herë. Ishte kompjuter në tru.”



8 Comments

  1. Kazani pas shtrydhet dora e pare e rrushit mire eshte qe te shplahet nje here. Pastaj qe rakia te behet e mire duhet qe zjarri tek bytha e kazanit te vij ngadal..

  2. ahaha sa bukur i deformon fjalet ky shkurdhaku … ahahh

    I papare eshte . Ky te thote qe po bie bore kur jasht eshte 40 grade , biles dhe mundohe te te mbushi mendjen.

  3. Pse e reklamoni kete te paudhe o lapsi ? Per ca klikime me shume ? Bojkotojeni ! Lereni te gjatin tone te mbytet ne llumin e marrezise se tij . Marrezia ne trurin e ketij paska ngritur folene .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *