• |
ide | kryesore

Ronaldo, mesazh Sarrit: “Dua të luaj bashkë me Dybala e Higuain”

Sport

Mesazhi është i qartë e lë hapësirë për interpretime: “Dua të luaj së bashku me Dybala e Higuain”. Fjalët janë të Cristiano Ronaldo, jo një i çfarëdoshëm, që, vjen nga goli kundër Leverkusen e që qartëson një ide mbi mënyrën e të konceptuarit të tij të futbollit, e atë që prêt nga Sarri e nga Juventus. Portugezi kërkon kurajo për të provuar dicka më ndryshe, ndryshe nga ajo që bënte Allegri, i zëvendësuar edhe për këtë. Përpara me të gjithë linjën e forcës, për të mos mbetur pas të mëdhave në garën Champions.


Pastaj, natyrisht, Ronaldo nuk shtyhet më tek dhe e kalon topin tek Sarri: “Si kur luaj me Dybala ashtu dhe me Higuain mirëkuptimi është i shkëlqyer, më pëlqen të luaj me të dy, zbavitemi në fushë, por vendimet i merr trajneri e ne duhet ti respektojmë. Por nuk e mohoj se zbavitemi shumë”. Konstatimi i CR7 është thjesht sugjerim, por vështirë se tekniku bardhezi ka në plan ta ndjekë.


Fakti është se CR7 ka gjetur një mbështetje të mirë tek Dybala, gati ti përsërisë deklaratat e shokut: “Unë, Ronaldo e Higuain së bashku? Mendoj se duhet punuar, trajneri e di se kur mund të bëhet e kur jo”.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu