• |
ide | kryesore

Video/ Bergamo ‘digjet’ në festë Champions-i: në dhomat e zhveshjes spektaklin e jep Gasperini

Sport, Video



“Një të nesërme, këtë natë, do tia tregosh nipërve”. Është fraza e mbrëmjes që ndoshta meritonte titullin: e prononcuar nga një baba për të birin, rreth 10 vjec, por kjo është atmosfera që u përjetua në Bergamo pas kualifikimit historik në Champions League të Atalanta. Dea bëri historinë: 0-3 ndaj Shakhtar është fiksuar në mendjen e të gjithë atalantinëve. E pritja e skuadrës, ulur në Orio në orën 2, shpjegon rëndësinë e arritjes së skuadrës së Gasperinit në të ftohtin e Kharkiv: 700 tifozë ngjyrosën qendrën e Bergamos menjëherë pas ndeshjes, rreth 1.500 ata që e bënë aeroportin një lloj stadiumi me kore, flamuj e tymuese.

Festë e papritur në mbërritjen në Itali, por që atalantinët e kishin nisur që në dhomat e zhveshjes, me euforinë e një rezultati, që do të mbesë gjatë në memorie. Të gjithë futbollistët kanë festuar cmendurisht sapo janë kthyer nga fusha dhe protagonisti absolut ka qenë Gasperini, tekniku që ka lënë seriozitetin e zakonshëm, për të festuar momentin…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *