• |
ide | kryesore

(VIDEO) SHBA tregon hapin e radhës: Si do funksionojë SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se si do të shpenzohen 2 milionë dollarë për ngritjen e strukturave të SPAK. Ajo tregon vendosmërinë për të luftuar fenomenin e korrupsionit në nivele të larta, ndërsa shton faktin se SHBA është e përkushtuar në respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Ambasada e SHBA pohon se “bosëve të krimit dhe të paprekshmëve” po u vjen fundi dhe kjo sipas saj, do të realizohet menjëherë pas ngritjes së strukturave të reja të drejtësisë.

Postimi i ambasadës:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë.

Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

 



6 Comments

  1. Kjo zv ambasadore duket se eshte e punesuar ne qeverin Rama . Veprimet e saje po dobesojne dashurin e shqipetareve per ShBA te . Si nuk ka reaguar kjo ambasade per drogen ne Shqiperi , per korupsionin qeveritar ,per punesimin ne istucionet shteterore te ish sigurimesave te shtetit . Nuk u pergjigje per ndihmen qe kerkoje ish drejtori i institutit te krimeve te komunizmit per kercenimin se tije dhe familjes nga ish sigurimsat me ne krye ish prokurorin e diktatures Spartak Brahon . Jam i bindur se ndihma e akorduar nga SHBA per reformen ne drejtesi do te shkoje per lesh ,nuk mendoje se i fameshmi spak do come para drejtesise kryeM….. apo pjesetaret e qeverise tije . Tani po shperblehen prokuroret qe i sherbyen Rilindjes me ne krye Ramen si Markun ,Prelen e te tjer .Besoje se te gjitha emerimet e prokuroreve do te behen nga selia e rilindjes

  2. Veprimet qe po ben Amerika po forcojne me shume dashurine e popullit te ndershem shqiptar.
    Cdo ndihme qe vjen nga nje vend tjeter me i zhvilluar se vendi yne nuk presupozon veprimin e saj mbi shtetin tone por eksperinca e saj per te ndertuar shtetin e se drejtes.
    p.s. Ti me siper, hiqe ate kadosh emri Mesuesi se na more ne qafe kalamojt!

  3. Te dashur shqiptar. Heret e fundit qe kemi qeverisur sipas qefit tone kane qen pak fundi i viteve 80 kur hanim mut me racion dhe pak fillimi i viteve 90 kur na zinte token maloku ne bregdet dhe i vinte tabelen. Tani lejini pordhet, po nje sy mbajeni nga ambasada, …nese sbeni si thote ambasada si muti, si maloku prape aty jane.

  4. Na e çate menderen plehra !Edvini sillet si monster,me keq se eterit e tij te ndyre,ju beni video !Ndonje fjale funderrina per ligjin per mediat online keni ?!Apo ua ka ngrene maca gjuhen !

  5. video 2min51sek
    kushedi sa eshte lodh kjo moza e ambasades…
    eshte i veshtire animacioni neper video
    une them t’ia rrisin dietat ksaj mozes

    c’fare trishtimi, qeveria trump as nuk e ka haberin as i rruhet trapi per vende therrime, edhe kur km i shtetit therrime ka mbeshtet hapur kundershtaret politike, ne kundershtim me ligjin…
    km, si zar i sorrosit, deklaron me gojen plot neverine per trump, madje rrezik per mjerezimin!!!

    me pas, arrihet te fallsifikohet vula e nje shtetari te larte amerikan per afere korruptive ne shqiperi, kapet mat dhe km zar i gjate prape ja hudh…ktij i kane dhone licencen per diktator, trump nuk di ku bi shqipria!!!

    ky popull eshte teper injorant, per here pas here nxjerr noi fjale gjysem te zgjuar

    me mire MUT se i VOGEL!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *