• |
ide | kryesore

Vlorë, bllokohen 2130 kg mish pule me salmonelë

Lajme



Një sasi prej 2130 kg mish pule me prezencë salmonele është bllokuar nga Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë.

Kjo drejtori kishte informacion se ngarkesa me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia ishte me praninë e Salmonella Enterica Ser. Enteritidis dhe kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”.

“Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis” informoi sot AKU-ja.

Kjo ngarkesë do të qëndrojë e bllokuar deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *