• |
ide | kryesore

Atentati me një të vrarë, Ardi Veliu niset me urgjencë në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas atentatit të mbrëmjes së sotme në një fshat të Peqinit, ku një 26-vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është nisur me urgjencë në Elbasan.

Veliu po zhvillon një takim me drejtuesit e policisë së këtij qarku, për t’u informuar në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Kujtojmë se në atentat mbeti i vrarë Andi Zylyfi, djali i një punonjësi të sigurisë në burgun e Peqinit dhe u plagos shoku i tij Ardit Uruçi. Ky i fundit pasi mori mjekim në spitalin e Elbasanit, u transportua me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *