• |
ide | kryesore

Basha në Katund të Ri: Dështimi i qeverisë për të strehuar qytetarët, mund të përsërisë tragjedinë e Thumanës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha tha se askush nuk do t’ia dijë për banorët e prekur nga tërmeti, megjithëse një pallat i disa me dhjetëra familje rezulton zyrtarisht i pabanueshëm.

“Akt konstatimi, 2 dhjetor, pallat i pabanueshëm nga rënia e tërmetit, firmosur nga Zhyljen Varfaj”- lexoi Basha dokumentin zyrtar që i tregojnë disa banorë, të cilët pohojnë se nuk kanë marrë as bonuse për qeranë, as çadra për strehim.

U bënë kaq ditë nuk erdhi kush të na thotë ku banoni, a jetohet aty. Deri tani është strehuar vetëm 1 familje nga 1 shoqatë fetare.”- thanë banorët, duke pohuar se kanë nisur të futen sërish brenda në pallat dhe në shtëpi të dëmtuara, por të pacertifikuara për shkak të pamundësisë për të qëndruar në të ftohtë dhe shi.

Dukë u kërkuar banorëve të mos vënë në rrezik jetën, zoti Basha vuri në dukje se një sjellje e tillë e papërgjegjshme nga ana e qeverisë dhe bashkisë, mund të çojë në përsëritjen e tragjedisë së Thumanës.

Porosia ime si bashkëqytetar është mos u fusni në objekte të cilat nuk kanë certifikim. E kam parë me sytë e mi se çfarë ndodhi në Thumanë. Ajo që ndodhi në Thumanë ishte plotësisht e shmangshme. Nëse shteti do të kishte bërë detyrën e vet dhe do t’u kishte thënë atyre banorëve “mos u fusni”, ata 24 njerëz nuk do të ishin nën tokë.” – u shpreh Basha i shqetësuar nga situata e krijuar në katundin e Ri për shkak të neglizhencës dhe dështimit të qeverisë për të strehuar banorët.

Duhet patjetër që çdokush të strehohet. Edhe verë po të ishte jo më në dimër është detyrë e shtetit të strehojë personat që kanë mbetur pa strehë. Jo vetëm që është prishur e rrënuar shtëpia, por edhe ata të cilët shtëpia u është konsideruar e rrezikshme dhe nuk u është dhënë akoma çertifikata e sigurisë. Por që të ndodhë kjo, gjëja e parë që duhet të ndodhë është që shteti të caktojë para’, prandaj është shpallur gjendja e emergjencës. Jo që të bëjë pelivanin nëpër Shqipëri, por të caktojë para dhe me ato para të merret banesa me qera dhe u jepet familjeve që kanë nevojë. Ai që ka në dorë sot buxhetin dhe vendimet, një gjë duhet të bëjë, të ndalë spektaklin mbi vdekjen, sepse ka filluar të bëjë spektakël me vdekjen, dhe t’u vijë në ndihmë njerëzve.”- tha Basha.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *