• |
ide | kryesore

Çudit trajneri i Flamurtarit: ka marrë pesë pikë në 14 javë, kërkon po aq në shtatë ditë

Sport



Flamurtari kërkon pikë dhe është në emergjencë totale, ende pa një fitore në 14 javë kampionat. Ndoshta edhe për këtë arsye, logjika apo matematika pak futen në lojë, sepse prioritare bëhet dëshira. Kundër Bylis, në mendje vjen goleada e pësuar në fazën e parë, por megjithatë kjo nuk e frikëson teknikun e Flamurtarit Luan Birce të kërkojë aq pikë sa ka grumbulluar që nga fillimi i kampionatit, në vetëm një javë.

“Është një kundërshtar i vështirë, që ka treguar se di të fitojë edhe jashtë fushës, për më tepër që na ka mundur me shumë gola në ndeshjen e parë – shpjegoi situatën Birçe -, por mendoj se kemi punuar që këtë herë gjërat të shkojnë ndryshe. Kërkojmë që të marrim pesë pikë në tre ndeshjet që do të luhen brenda një jave”.

Pesë golat e shënuar nga Bylis në portën kuqezi kanë lënë gjurmë në mendjen e vlonjatëve, që e dinë mirë se me cfarë skuadre solide e të organizuar përballen. Fitorja kundër Bylis do të jetë një mision i vështirë, por sikur të mos mjaftojnë largimet e dy lojtarëve dhe kontigjenti i limituar, Birce duhet të bëjë kundër ballshiotëve edhe pa sulmuesin kryesor Andi Ribaj, që është i skualifikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *