• |
ide | kryesore

Derbi i fituar, konspiracioni Ahmataj dhe shanset e Egbo: “Ishte kismet nga Zoti”

Sport



Tirana fitoi derbin dhe qetësoi ujrat, por nuk ka zgjidhur asnjë nga problemet. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, ka dalë i emocionuar pas triumfit në derbin ndaj Partizanit, i pari pas gati 6 vjetësh, por ndoshta ka thënë gjëra që nuk do të donte ti thoshte: “Kaloi e keqja, kjo ka qenë kismet nga Zoti. U bë një gjë shumë e mirë kam vetëm falënderime. Në veçanti tifozët, skuadrën dhe Allahun që na ndihmoi për ta fituar këtë ndeshje. Unë kam pasur gjithmonë paqe me tifozët”.

Pikërisht në tentativë për të treguar unitetin me dhomat e zhveshjes dhe lojtarët, numri 1 i klubit kryeqytetas ka lënë të kuptohet se këta të fundit kanë dashur të largojnë Ahmatajn, me teknikun të shkarkuar pas vetëm 5 ndeshjesh: “Nuk duhet të nxitohemi. Kemi folur shumë gjatë me skuadrën. E bënë atë që deshën. I kemi qetësuar. E morën ata ndeshjen duke u mbështetur te tifozeria”.

Për emrin e ri të pankinës së 24 herë kampionëve lista e përfolur është e gjatë: nga Daja, tek Devolli e Magani e për të përfunduar tek Agostinelli. Por derbi ka hapur një tjetër hipotezë, me pak shanse, por gjithnjë në këmbë, për sa kohë e thotë Halili: “Trajneri është, edhe Egbo është goxha i mirë, me eksperiencë të madhe, me licencë. Jam jashtë formacionit gjithmonë. Pse jo mos qëndrojë ai. Shanset janë” përfundoi presidenti i Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *