• |
ide | kryesore

“Kështu nuk fitohet Europa League”: Fonseca trondit Romën, pas kualifikimit jo impresionues

Sport



Barazimi 2-2 me Wolfsberg kualifikon Romën në 1/16 e Europa League, por tekniku verdhekuq Fonseca, në fund, nuk është i kënaqur nga ndeshja dhe performanca e të tijve: “Kemi arritur një objektiv kryesor, por nuk kemi bërë një ndeshje të mirë – komentoi tekniku portugez -. Ishte e rëndësishme të fitonim këtu, por sjellja e skuadrës nuk ishte ajo e duhura. Mendoj se para ndeshjes lojtarët e kanë menduar të mbyllur. Kemi gabuar shumë pasime edhe nën presion e kur gabohet kaq shumë, nuk ke mundësinë të sulmosh si duhet. Nuk është e lehtë të pranosh këtë rezultat”.

Fonseca analizon kështu sfidën e Olimpico: “Duhet të dimë të administrojmë ritmin e ndeshjes. Kur kemi ndryshuar e futur në fushë Pellegrini e Zaniolo, kemi bërë më mirë. Kur gabohet kaq shumë, në fund në kundërsulm është e qartë se kundërshtarët mund të të krijojnë probleme. Të fitojmë Europa League? Jo me këtë sjellje. Tani të mendojmë ndeshjen e ardhshme kundër spal. Pastaj për Europa League”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *