• |
ide | kryesore

Konvikti u hodh në erë me tritol, banori i zë rrugën Ramës: Ku do strehohem vetë i pesti?

Lajme, Të fundit



Pasditen e sotme u shemb me shpërthim të kontrolluar një nga 10 godinat e konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës që janë planifikuar për shembje.

Kryeministri Rama donte të ishte vetë dëshmitar i kësaj ngjarje.

Pasi “shijoi” shpërthimin me tritol u zhvendos nga aty. 

Por gjatë lëvizjes ku shoqërohej nga kryebashkiaku Veliaj, rrugën ja ndërpreu një nga banorët që ka jetuar prej vitesh në këto godina dhe është pa një strehë në kokë.

Qytetari: Kam një pyetje të lutem, a ka mundësi?

Edi Rama: Çfarë ke?

Qytetari: Jam vetë i pesti me kalamaj aty, kam jetuar aty dhe tani pasaportizimin e kam në Kamëz. As në Kamzë nuk më japin.

Kryeministri premtoi se do të sistemohet në shtëpi me qira por edhe këtu si duket ka një handikap në ndarjen e kompetencave mes bashkive.

Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira

Qytetari: Nuk ma japin, mër vëlla

Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira, nuk ka nuk ma japin. Do marrësh shtëpi me qera, të gjithë do marrin shtëpi me qira.

Qytetari:  E kam pasaportizimin në Kamzë

Edi Rama: Siç kanë marrë ato 800 do marrësh edhe ti, 1200

Qytetari: E kam pasaportizimin në Kamzë më thonë shko në Laprakë

Edi Rama: Do marrësh shtëpi me qira, nuk diskutohet fare. Merrini numrin e kontaktit që ta zgjidhim.



3 Comments

  1. Jepi parat e caktoi vendin e baneses , e pastaj keshilloje per qerane, se shume po i vardis poturet ne skenen qe e deshirove vete, eben sikur po ua qane hallin. Largohu nga ekranet se po semur popullin edhe me psikozen tende te nji hipokriti. Ta kane thene edhe te tjere se je nga ata qe te vret naten e te qane diten, per kete, ke dhene prova me grupin bandit te bijeve komuniste,,::shoqata per drejtesi.. ku ke bashkepunuar me kriminelet e atij grupi vite me pare. Pa te kujtuar novelat e jetes banditeske, arrogante, nudo qe ke lene mbas. Pra,,, nuk pritet ndonje ndryshim nga ky rrugac i semure moralisht e psikologjikisht. Mjer kush mashtrohet nga ky bandit, e mjere kush e duron ne kete skene jetese ne shqiperi. Valle, kaqe te pa reaguar jemi si popull?

  2. Jepi parat e caktoi vendin e baneses , e pastaj keshilloje per qerane, se shume po i vardis poturet ne skenen qe e deshirove vete, eben sikur po ua qane hallin. Largohu nga ekranet se po semur popullin edhe me psikozen tende te nji hipokriti. Ta kane thene edhe te tjere se je nga ata qe te vret naten e te qane diten, per kete, ke dhene prova me grupin bandit te bijeve komuniste,,::shoqata per drejtesi.. ku ke bashkepunuar me kriminelet e atij grupi vite me pare. Pa te kujtuar novelat e jetes banditeske, arrogante, nudo qe ke lene mbas. Pra,,, nuk pritet ndonje ndryshim nga ky rrugac i semure moralisht e psikologjikisht. Mjer kush mashtrohet nga ky bandit, e mjere kush e duron ne kete skene jetese ne shqiperi. Valle, kaqe te pa reaguar jemi si popull?

  3. Nje here me emer xixa nje here pa xixa,sa rrotkari duhet te jeshe ti qe kujdesesh per pordhet e lulzimes tja kthesh ne xixa,qytetari te shkoje te rregjistrohet atje ku duhet si shume te tjere o xixa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *