• |
ide | kryesore

“Më pëlqen kur kemi mungesa”, vetëm Shkëmbi mund ta thoshte

Sport



Kundër Kukësit megjithatë duhet një ndeshje perfekte e teutës, që vjen nga fitorja me Skënderbeun. Nuk është në gjendjen më të mirë formacioni i Bledi Shkëmbit që për shkak kartonësh nuk do të ketë në dispozicion Renato Arapin, Albano Aleksin dhe Roni Gashin. Korcari megjithatë tregohet kontrovers në këtë pikë, duke theksuar se i pëlqen kur skuadra ka mungesa: Në fakt, kemi probleme me dëmtimet, me kartonë, por kjo nuk do të thotë asgjë, nuk është justifikim – theksoi tekniku -. Ne kemi gati 22 lojtarë, të gjithë stërviten për të luajtur. Mund të duket e çuditshme, por mua më pëlqen kur kemi mungesa, pasi kanë shansin të luajnë ata që kanë pasur më pak minuta. Mendoj se ata që do të luajnë, do të bëjnë maksimumin që të tregojnë versionin e tyre më të mirë në fushën e lojës”.

Një fitore, me një gol. Nuk është cudi në Durrës, edhe pse mungonte prej disa ndeshjesh buzëqeshja tek Teuta e tani tekniku Blendi Shkëmbi shpreson që skuadra të vazhdojë në këtë rrugë. Kundër Kukësit megjithatë duhet një ndeshje perfekte e bregdetarëve, që pikërisht tek sulmi kanë themrën e Akilit në këtë sezon, duke shënuar vetëm 10 gola në 14 javë. Pikërisht ai gol në kohën shtesë kundër Skënderbeut, për teknikun, është shpresa e thyerjes së tabusë: “E mira do ishte të kishim fituar edhe ndeshjet e shkuara. Por kemi pasur probleme në sulm, te shënimi i golit. Shpresoj që ai gol i Vilës në minutën e 90-të të ketë thyer atë tersin që kemi pasur. Nuk duhet të harrojmë që luajmë me një kundërshtar shumë të mirë, kundërshtar që është ndërtuar për titullin kampion. Personalisht, kam shumë besim tek ekipi im dhe mendoj se do të bëjmë një ndeshje të mire”.

Teuta është në vendin e 5 me 22 pikë, po aq sa Laci në vendin e katërt, por Kukësi i vendit të dytë, një distancë nga kreu, po kalon një moment të shkëlqyer dhe kërkon të parakalojë Partizanin sa më shpejt, në ambcjet e tyre për titullin kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *