• |
ide | kryesore

Rihanna fiton miliona dollRë nga dokumentari i saj

Paparazzi, Slider



Ajo mund të mos jetë duke bërë muzikë por ama vazhdon të fitojë shifra marramendëse parash.

Bëhet fjalë për yllin e muzikës pop, Rihanna e cila sapo i ka shitur “Amazon”, dokumentarin mbi jetën dhe karrierën e saj ndër vite.

Rreth 1200 orë xhirime, ky dokumentar, emri i të cilit ende nuk është bërë publik, u shit për plot 25 milionë dollarë që shkojnë direkt në llogarinë e 31-vjeçares.

Regjisori Peter Berg u shpreh për “Hollywood Reporter” se ka vite që po merret me këtë dokumentar që shpërfaq jetën personale të Rihannas, prapaskenat e ndryshme gjatë karrierës së saj, familjen dhe dashurinë. Ai theksoi se një dokumentar i ngjashëm është duke u xhiruar edhe për një ndër artistet më të reja të industrisë së muzikës Billie Eilish, që pritet të shitet pikërisht me të njejtin çmim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *