• |
ide | kryesore

“Sa të jem unë nuk fiton Tirana”, por tani presidenti i Partizanit ndryshon variant: “Fitojnë një herë në 5 vjet”

Sport


Një humbje në derbi nuk është asnjëherë e lehtë të pranohet, e sidomos kur ke bërë një deklaratë megallomane: “Tirana nuk do fitojë derbi sa të jem unë”. Këto fjalë natyrisht që presidenti i Partizanit Gazmend Demi i mban mend, sado të thëna në euforinë e viteve të gjata të triumfeve kundër Tiranës, por tani duhet ti modifikojë me finesë dhe numri 1 i të kuqve nuk humb kohë: “Sa të jem unë, jo njëherë, por kanë kaluar 5 vjet, çdo pesë vjet mund të fitojë”.

Duke iu kthyer ndeshjes, me altruizëm presidenti i Partizanit i jep kreditet Tiranës për fitoren, por kjo është natyrisht në të njëjtën kohë një shigjetim për teknikun dhe lojtarët e tij: “E meritonte Tirana fitoren. Ndeshje e bukur, ajo e meritonte” përfundoi Demi, duke shprehur “keqardhjen vetëm për tifozët”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *