• |
ide | kryesore

Shkodër/ Makina përplaset me kolonën, humb jetën pasagjeri 26-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor që ndodhi paraditen e sotme në fshatin Melgushë në Shkodër solli plagosjen rëndë të drejtuesit të mjetit, A.Pervizi e ndërsa pasagjeri M.Ferracaku ka humbur jetën.

Makina është përplasur me një kolonë betoni duke i shkaktuar të ndjerit vdekjen e menjëhershme. Mendohet që shkak i aksidentit të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit.

“Me date 13.12.2019 rreth orës 11:45 në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin A. Pervizi 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M. Ferracaku. 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër. Shtetasi A. P është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” – njoftoi policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *