• |
ide | kryesore

Shtëpia e çiftit në Librazhd hap dyert e mortit, mister arsyet e vetëhelmimi të të rinjve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kjo është shtëpia e familjes Hajdari në Librazhd që do të përcjellë në banesën e fundit nusen e re, Rezartën, vajzën 19-vjeçare që dyshohet se u vetëhelmua me bashkëshortin që sapo ishte martuar, 5 ditë më parë.

Në shtëpi nuk ishte hequr ende dekori i dasmës.

Askush nuk e di ende çfarë ndodhi me çiftin e ri që u gjetën në mëngjes pa ndjenja, Rezarta e pajetë e Olsiani në gjendje të rëndë. 26-vjeçari ndodhet ende nën kujdes intensiv në monitorimin e mjekëve. Dyshohet se ata u vetëhelmuan, gjithsesi do jetë policia ajo që do sqarojë arsyet e kësaj tragjedie.

Tezja e 19 vjecarit në Librazhd i cili tanimë po lufton me vdekjen në spital, thotë se nuk di asgjë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot opinion. E shqetësuar për fatin e nipit të saj ajo thotë se do t’i përkushtohen djalit.

“Nuk dimë asgjë, do ti përkushtohemi djalit”, ka thënë ajo. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *