• |
ide | kryesore

Tragjike në Librazhd/ Çifti i të rinjve vetëhelmohen 5 ditë pas dasmës, ndërron jetë gruaja, rëndë bashkëshorti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Librazhdit.

Një 19-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë, ndërsa bashkëshorti i saj  ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se çifti kishte pesë ditë që ishin martuar, ndërsa dyshohet se janë vetëhelmuar.

Çifti i të rinjve janë identifikuar si Rezarta dhe Olsian Hajdari. Ata u gjetën në banesë nga nga nëna e 27-vjecarit.

Informacion paraprak:

Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,  banues në fshatin Xhyrë , Librazhd,  pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

  1. Po c’jane keto lajme te kobshme…..
    A ka ndonje lajm nga, psh. Rea Xhillari Rama, apo nga sherri Fifi-Eneida….
    Po Lori Hoxha ku po pushon….?
    Gregu a e kaloi dhim’jen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *