• |
ide | kryesore

Vendimi i BE për tërmetin, Rama: Më mbush me energji e me optimizëm, do dalim më të fortë nga kjo tragjedi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Këshillit Europian për mbajtjen në fund të muajit janar të konferencës së donatorëve në Tiranë për mbështetjen e programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që la 51 të vdekur, mijëra të lënduar e mijëra të pastrehë.

“Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE. ??
Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin?
#EuropaqëDuam??⭐️
#ShqipëriaqëDuam??☀️

 #Together?”, shkruan Rama.
Rama FbKryeministri i ka shprehur mirënjohjen edhe Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve anëtare të BE për solidaritetin në këtë situatë.
“Mirënjohje Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve anëtare të BE për mesazhin e fortë të solidaritetit me Shqipërinë në këtë kohë dramatike e përcaktuese pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti?FLM edhe për vendimin e mbajtjes së Konferencës së Donatorëve në Tiranë?????”, shprehet kryeministri.



11 Comments

    1. Do shikojme se kush do marre parate..se nuk ka per te prekur njeri asnje cent.. jane me ppp tek Rama dhe ahmetaj..Se rama eshtw viril nga mbrapa..

  1. Çfar pergjegjesie mban Qeveria e Edvin Escobar D’Rames,per humbjen e 51 jeteve?
    Dy nga tre pallatet qe u shemben nga termeti ne Thumane, ishin shpallur te pabanueshme pas termetit
    te 21 shtatorit te këtij viti,e megjithate Qeveria nuk mori masat qe te strehonte banoret,duke lejuar qe
    ata te vendoseshin perseri aty.Neglizhenca e Shtetit ishte shkaku kryesore per viktimat e termetit.Kush
    mban pergjegjesi per kete?

  2. Bravo Rama. Jam nje militant i PS dhe votues i juaj. Na ngrohet zemra qe po perballeni dhe po luftoni me pasojat e termetit me se miri. Njerzit e ndjejne kujdesin dhe kuptojne cdo veprim. Vetekuptohet ka dhe sorra qe krakellijne, perqeshin, na merzisin rruges, por ti e di shume mire qe gjithmone do kete. Vetem perpara Z Rama.

  3. Shume keq disa ne siper qe acarojne popullin dhe te zgjedhurit e tij me komente degraduese. Mua me duket se edi rama ka vullnet te mire per tu perballur me kete situate. Keta njerez qe flasin negativisht duhen jashteqitur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *