• |
ide | kryesore

Video/ “Mos dilni nga shtëpia, se po bie Tirana nga kategoria”, tifozët e Partizanit bëjnë zjarr ’21 Dhjetorin’

F1, Sport, Video



Kohë derbi, kohë provokimesh, kohë sfidash e ironish. Tifozët e Partizanit janë gati të ndezin edhe një herë ndërqytetasen me Tiranën, të cilën e dominojnë prej pothuaj 6 vjetësh. Grumbullimi i organizuar i Guerrils është bërë si zakonisht tek Zogu i Zi, me të ardhurit nga Lapraka ‘e kuqe’ me drejtim 21 dhjetorin, për tiu drejtuar më pas stadiumit Air Albania.

“Mos dilni nga shtëpia, se po bie Tirana nga kategoria…” është kori i të kuqve nëpër rrugët e kryeqytetit, duke iu referuar jo vetëm asaj që ndodhi me bardheblutë që zbritën një kategori më poshtë, por edhe vendit të tetë aktual që ka Tirana në renditje. “Partizan, Partizan…” ka shoqëruar marshimin e kontrolluar nga policia të tifozëve të kuq, që kanë bërë thirrje gjatë gjithë kohës, për të mos mbajtur asnjë maskë në fytyrë…



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *