• |
ide | kryesore

Vin Disel ironizon veprën e artistit me banane

Paparazzi, Slider



Një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në shitje në Art Basel Miami Beach për 120.000 dollarë pak ditë më parë.

Sipas galerisë dy nga tre “veprat e artit” ishin shitur dhe kishte mbetur vetëm e fundit. Puna ishte realizuar nga Maurizio Cattelan dhe u prezantua të mërkurën nga Perrotin, një galeri e ariti bashkëkohor themeluar në Paris.

Ky ishte kontributi i parë i Cattelan në një panair arti në 15 vite. Kjo vepër ishte e titulluar “Comedian” dhe përfshinte një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami dhe një ngjitës të vendosur mbi të.

Vin Diesel ka postuar një fotografi ku ironizon këtë vepër arti.

Aktori shfaqet nudo në foto i ,buluar vetëm me një peshqir.

Por ajo që bëri që ndjekësit e tij të qeshin me të madhe ishte një banane e vendosur në pjesën intime e ngjitur me ngjitës. Aktori 52 vjeçar i  ‘Fast and Fouries’  ka taguar gjithashtu dhe  hashtagun ‘ Art Basel’  e cila u krijua pasi kjo vepër arti u shfaq në publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *