• |
ide | kryesore

Aksidenti i frikshëm në Gjirokastër, adoleshenti pa patentë lëvizte me shpejtësi 200 km/h (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një 17 – vjeçar ka humbur jetën mesnatën e mbrëmshme në Gjirokastër. Aksidenti fatal ka ndodhur në afërsi të ish – fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, në rrugën nacionale Gjirokastër – Kakavijë, ku automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

Për pasojë  ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Myftar Xhebro 17 vjeç, nga Nivica e Tepelenës, banues në Gjirokastër. Adoleshenti, maturant në shkollën e mesme, dhe që ende nuk ishte pajisur me patentë, po bënte gara me një tjetër makinë.

Ai kishte marrë një automjet në pronësi të një prej të njohurve të tij. Shpejtësia e lartë me 200 km/orë dhe terreni i rënduar nga reshjet e shiut kanë rezultuar fatale për adoleshentin. Shihni pamjet e shkatërrimit të automjetit të tij.

4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu