• |
ide | kryesore

Arrestimet në Durrës, Paloka: Rama e nxorri sërish Gjushin akullore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-ndalimeve në Durrës. Në një postim në Facebook, Paloka shprehet se në listën e të arrestuarve emri i ish kryebashkiakut Dako nuk del gjëkundi, edhe pse shton ai në Durrës e di edhe qytetari më i fundit se ai është kryepërgjegjësi për këtë tragjedi.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Sipas drejtuesve te policise dhe prokurorise ne Durres ; pas “nje pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofes. Plot 17 urdher ndalime…

“Fajtoret” rezultokan disa inspektore lagjesh, ndonje “ndertues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjte e pallateve!

Gjushit nuk i del emri kurrekund!!!

Ne Durres e di dhe qytetari me i fundit se Vangjush Dako eshte kryepergjegjes per kete situate, jo vetem se ka mbi dhjete vjet qe drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qene i implikuar direkt, me firmen e tij “3D” , ne ndertimin e shumices se pallateve te demtuara. Kete fakt e kane denoncuar dhe keto dite me dhjetra qytetare durrsak. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmes se tij, Gjushi edhe ndertonte me firmen e tij !

Po pse atehere emri i Gjushit nuk del ne listen e polico-prokurorise se Durresit?!

Shume e thjeshte dhe e qarte per kedo; Gjushi ka mbrojtjen direkte te Rames i cili gjate gjithe kesaj kohe po kujdeset personalisht qe mos preken pergjegjesit e vertete, po si ne gjithe rastet e tjera, te mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga rradhet e ushtareve.

Rama po kerkon ta nxjerre dhe nje here Gjushin “akullore” dhe kjo ben sens. Gjushin deri dje ne Durres e quanin “Bankomati i Rames” ! Ne fakt tanime eshte me prova se Gjushi e ka PAGUAR ( me kuptimin me te pare te fjales) imunitetin e tij, prandaj ne vend qe te ishte ne qeli, eshte rikthyer me urdher te Rames ne zyren e bashkise per te rregulluar “ATO LETRAT”.



5 Comments

  1. Shikoni pallatin 8-katesh, te bere cope e cike, buze rruges, L13, ndertuar nga firma Redian, 3D, Vangjush Dako & baxhanaku i tij, pallatet e tjere, ne krahe, nuk i ka gjetur asgje. Kur arestoni edhe muratoret dhe pergatitesit e llacit, po me keta cdo te beni?!

  2. Po Gjushi merrej me votimet sipas pergjimeve te Bild. Po i rruhej fort atij te kontrollonte banesat qe benin me betonieret e firmes tij. Pa le per te gjitha. Shikoni cfare i ka bere Shkozetit. As qytet nuk mund te quhet e jo me plazhe.
    Gjithe stafi ne sherbim te votave.
    Akullore me rere plazhi ky .
    Dhe pse e mbron Rama dihet e nuk ka nevoje per koment.

  3. ska faj dako e rama fajin e kane ato qe i japin oksigjen mafies si duket ndajne paret na mbajne dhe leksjone demokracie zoti i ardhte hakut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *