• |
ide | kryesore

Atentati në Peqin, mbi 10 të shoqëruar në polici. Pistat e hetimit

Lajme, Të fundit

Mbi 10 persona janë shoqëruar në polici për atentatin që tronditi mbrëmjen e 13 dhjetorit Elbasanin, ku mbeti i vdekur Andi Zylyfi, 23 vjeç dhe i plagosur rëndë Ardit Uruçi 21 vjeç.

Zona ku ka ndodhur atenati, duket se është mirë menduar nga autorët pasi është një zonë e pa ndriçuar gjë që e bën të vështirë identifikimin e tyre.


Gjithë ngjarja ka ndodhur shumë shpejt.

Autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, duke lënë të vdekur Zylyfin dhe të plagosur rëndë të riun tjetër. Mjeti me të cilën po udhëtonte i riu Golf 6 AA 557 YB ka marre disa plumba

Sipas dyshimeve të para po hetohet pista e larjes së hesapeve në shtetin fqinj Itali duke e lidhur më ngjarje e 29 nëntorit, pasi viktima ishte kushëriri i parë i Endrit Alibeajt, një nga viktimat e atentatit, ku humbën jetën 3 persona.

Pistë tjetër që po hetohet është ajo për shkak të detyrës së të atit, meqënëse babai i Andi Zylyfit punonte në burgun e Peqinit. Megjithëse pritet dëshmia e të plagosurit për të hedhur më tepër dritë për këtë ngjarje.

Ndërkohë që edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka qenë vetë mbrëmjen e kaluar në Elbasan për të kryesuar hetimet.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu