• |
ide | kryesore

Basha në Laç: Banorëve nuk u vjen në ndihmë askush, kisha rrezikon shembjen

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte i pranishëm sot në Laç, ku zhvilloi një takim me banorët atje, ku theksoi se askush nuk po u vjen në ndihmë banorëve, të cilët kanë mbi dy javë që strehohen në Kishë.

Kjo e fundit sipas Bashës, ka pësuar dëme të mëdha dhe rrezikon të shembet, duke rrezikuar gjithashtu edhe jetën e ‘shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve’.

Postimi i plotë i Bashës

Kisha 100-vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush.

Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar.

Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bejë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Në këtë zonë askush përvec kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëvë, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia.

Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa.

Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve.

Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit.

Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar.

Propaganda, korrupsioni dhe paaftësia po kërcënojnë seriozisht edhe sot sigurinë e mijëra banorëve që po vuajnë edhe për bukën e gojës.

3 Comments

  1. Antirilindas dhe mësues që ju uron: vdekshi të gjithë ju që jeni kaq idiotë. thotë:

    Tërmeti tregoi se zoti nuk na paska shumë qejf sepse mjaftonte qeverisja e rilindjes si një e keqe që nuk e kishim menduar se do të rikthehej pas 90.

  2. Idioti dhe budallai Jane te shendetshem ata do te shtohen me budallenj te vegjel. Ky vend do te jete plot me te tille dhe do shkelqej si diamant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu