• |
ide | kryesore

Dëmet e tërmetit në Durrës, emrat e personave në kërkim

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme duke bërë me dije se janë lëshuar 17 urdhëra ndalimi, 9 janë ekzekutuar dhe vijon puna për të tjerë të implikuar.

Mes të arrestuarve janë zyrtarë, pronarë, ndërtues e specialistë. Pas një pune 2 javore, në bazë të provave siguruar nga prokuroria, sipas deklaratës së drejtorit të Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, është konstatuar se dëmet kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa respektuar rregullat.

E pyetur për zhvillimet e hetimeve kryeprokurorja e Durrësit Anita Jella, deklaroi se hetimet do të vazhdojnë për çdo person apo zyrtar të përfshirë në veprime të paligjshme.

Menjëherë pas tërmetit ka filluar procedimi penal për shpërdorim të paligjshëm, është një procedim që hetohet për herë të parë.

“Ndaj disa shtetasëve do të regjistrohet emri sa i përket veprës penale të vrasjes së kryer me dashje indirekte. Hetimet vazhdojnë dhe janë kryer hetime shumë të shpejta. Objekti i hetimeve ka të bëjë së pari me drejtimin e zbatimit nga drejtuesit formal dhe ato ish – formal. Sa i përket miratimit të lejeve, janë gjetur paligjshmëri dhe po kryhen hetime intensive ndaj objekteve të dëmtuara. Hetimet do të vazhdojnë për çdo person apo zyrtar të përfshirë në veprime të paligjshme”, tha Jella.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi theksoi se personat e larguar jashtë vendit kanë pasur arsye familjare.

“Persona që janë larguar jashtë vendit janë larguar për arsye familjare dhe jo për shkak të hetimeve. 5 personat që janë jashtë shtetit nuk lidhen me arsyet e hetimit, por për arsye shëndetësor ndërsa lidhur me indentitetin e personave ende nuk mund ti bëjmë të ditur”, u shpreh Minxhozi.

Personat në kërkim:

Arben Qato-pronar i Vila Palma

Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

Aldo Dakovelli-shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko-punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

Artur Çela-ish-drejtori i INUV

Flamur Gjuzi-ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë



6 Comments

  1. Mungon emri i Gjushit, gruas se Miri Hotit dhe nja 2-3 kriminelëve të tjerë. Mos i harron dhe këta që shkatërruan qytetin.!

  2. “Keta te tjerte jane larguar per arsye familjare dhe shendetesore….. “. Pikerisht keta qe jane larguar, ne nje kohe thuajse te gjithe, pasi i shpjeguan ketij xhaxhit arsyet e tyre shendetsore dhe familjare u larguan me deshire. Po a i vjen ndopak turp???? Po kjo eshte sa tallje aq edhe komprometuese dhe e rende. Po ai vertetimi me tre rreshta (jo leje ndertimi) i Gjushit per te shtuar tre kate tek ai pallat qe ra nuk eshte shperdorim i paster detyre me pasoje vdekjen?????? Dhe per kete mos thoni qe nuk ekziston se u publikua ne TV pikerisht tek Opinion. po per ate qenin qe i lehu karoministrit nderkohe qe fliste nuk ka ndonje urdher arresti “Per prishjen e muhabetit te karoministrit gjate spektaklit te tij …”? Kjo me duket se eshte drejtesia qe duan zyrtaret dhe jo qytetaret

  3. Foto qe vlen nje mije fjale

    Rrine si nuse prokuroja e pare e Durresit, dmth drejtuesja e prokurorise Durres, dhe prokurori i ceshtjes.

    Sa bukur nuserojne !!!

    Prokurori e shtetit dmth qe duhet teorikisht te mbrojne interesin tone, te publikut, jane te kapur per bolesh e shkerdhyer mbare e prape. Sidomos drejtuesja qe sapo kaloi me sukses KPK vetingun…………

    Qijini temen thoshte Enver Hoxha ne mbledhjet e byrose politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *