• |
ide | kryesore

Drama sekrete e Lingard: “Mamaja është e sëmurë e po kujdesem unë për vëllain e motrën”

Sport



Jeta e futbollistëve është e admiruar dhe shpesh ndjen zili për të. Para, makina luksi e një punë që në sytë e shumë personave është zbavitje. Por nuk është e thënë që këta djem të mos fshehin shqetësime apo probleme, shpesh të pakalueshme. E jeta nuk sheh në fytyrë askënd e nuk eviton momente dëshpërimi edhe për ata që vrapojnë pas topit. Dëshmia është Jesse Lingard, 26 vjec, gjithnjë tek Manchester United. Jeta perfekte, ose të paktën ashtu duket. Por sulmuesi i Solskjaer ka rrëfyer për Daily Mail se si muajt e fundit i janë komplikuar. Sëmundja e së ëmës e ka transformuar në një burrë. E nuk ka qenë e thjeshtë.

FAMILJA – “Normalisht jamë një tip ekstrovers, që i pëlqen ti buzëqeshë njerëzve. Por të gjithë e kanë vënë re ndryshimin tim. Isha i trishtuar dhe i shqetësuar. Ishte sikur gjithcka të jetë ngarkuar mbi shpatullat e mia, një peshë e përgjegjësi e jashtëzakonshme. Sikur dikush të më thoshte ‘ja Jesse, tani të takon ty të merresh me këtë’. Mamaja ime nuk ka qenë mirë për vite, por nuk ka marrë kurrë ndihmën për të cilën kishte nevojë. Tani po, kështu që po kujdesem për vëllain dhe motrën time. Jetojnë me mua. Ishte e vështiurë të shohësh personat që do në vshtirësi e pastaj të shkosh në fushë e të bësh detyrën”. Nga djalosh në burrë është një ndryshim i komplikuar, që ka reflektuar edhe në fushë.

SOLSKJAER – Për fat Ole Gunnar Solskjaer i ka dhënë një ndihmë të madhe, por vetë Lingard e ka bërë pjesë trajnerin në vështirësinë që po kalon. “Nuk po luaja mirë e trajneri më rrinte mbi kokë se donte më shumë prej meje. Kështu që mendova se gjëja më e mirë ishte ti tregoja”. Solskjaer i tha të marrë kohën që i duhet, duke u preokupuar për nevojat e familjes. “Si burrë, duhet të marr përgjegjësitë e mia dhe të jem aty për familjen. Duhet të maturohem. Ndonjëherë shqetësimet janë aq të thella sa nuk të lënë të funksionojë si duhet. E tani duhet vetëm të kthehem në formë dhe e di se mund ta bëj”. Me ndihmën e familjes… e të teknikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *