• |
ide | kryesore

Opta/ Rodrygo, Bayern, Haaland e Atalanta: një Champions rekord

Sport



Faza e grupeve në Champions League 2019-20 është mbyllur e në pritje të shortit të Nyon, sigurisht që është koha për një bilanc të fazës së parë të kompeticionit, që nuk ka qenë kurrë më parë kaq spektakolar: rekord golash, adoleshentë yje, arritje historike dhe shumë të tjera. Ja të dhënat e Opta:

– Janë shënuar 308 gola në fazën e grupeve të Champions League 2019-20; niveli më i lartë për një fazë të vetme të kompeticionit. Rekordi i mëparshëm ishte 306 gola, në fazën e grupeve 2017-18.

– Që kur janë futur 1/8 e finaleve në 2003-04, kjo është hera e parë që 16 skuadrat e kualifikuara në fazën me eleminim direkt vijnë të gjitha nga pesë kampionatet kryesore europiane; Anglia (4), Spana (4), Gjermania (3), Italia (3) e Franca (2).

– U arritën 34 fitore në transfertë në fazën e grupeve të kësaj Champions League, një rekord që nga edicioni 2009-10 (34 edhe në atë rast).

– Ky është sezoni i tretë radhazi në të cilin të gjithë klubet angleze janë kualifikuar në 1/8 e Champions League. Skuadra e fundit angleze që nuk u kualifikua në fazën me eleminim direkt ka qenë Tottenham në 2016-17.

– Bayern Mynih ka marrë maksimumin e pikëve (18/18) e ka regjistruar një diferencë golash +19 në fazën e grupeve të Champions League. Ky është përfaqësimi më i mirë i të gjitha kohërave për një skuadër në këtë fazë të kompeticionit.

– Sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo, ka shënuar tregolësh kundër Galatasaray në 6 nëntor në moshën 18 vjec e 301 ditë. Ai është bërë lojtari i dytë më i ri që shënon tregolësh në historinë e Champions League, pas Raúl (18 vjec e 113 ditë) në 18 tetor 1995 me fanellën e Real Madrid kundër Ferencváros TC.

– Erling Haaland i Salzburg është bërë i pari Under 20 në historinë e Kupës së Kampioneve/Champions League që shënon në 5 ndeshje radhazi në kompeticion, goli i fundit kundër Genk në raundin e 5-të.

– Në formatin aktual të fazës së grupeve, Atalanta është bërë skuadra e parë që kualifikohet në 1/8 e Champions League pas ka humbur tre ndeshjet e para të grupit.

– Atalanta është kualifikuar në 1/8 e finales së Champions League duke grumbulluar vetëm shtatë pikë në grupin e tyre. Ky është niveli më i ulët kualifikues, që nga Roma në 2015-16 (gjashtë) e në fakt vetëm Roma e Zenit St Petersburg (gjashtë në 2013-14) janë kualifikuar me më pak pikë në fazën e grupeve.

– Tottenham ka pësuar 10 gola në dy ndeshjet kundër Bayern Mynih në këtë fazë grupesh. Ky është një rekord golash të pësuar nga një skuadër angleze kundër një kundërshtari në një edicion të Champions League, njësoj me Arsenal, gjithnjë kundër Bayern Mynih, në 2016-17 (10).

– Sulmuesi i Bayern Robert Lewandowski ka shënuar 10 gola deri tani në Champions League 2019-20 – i vetmi lojtar që ka realizuar më shumë në një fazë grupesh në një edicion të vetëm të kompeticionit ka qenë Cristiano Ronaldo në 2015-16 (11).

– Harry Kane ka shënuar golin e tij të 20° në Champions League në fitoren e Tottenham kundër Olympiakos në nëntor, duke u bërë lojtari që ka arritur më shpejt kuotën në kompeticion (në 24 prezenca).

– Toni Kroos ka krijuar 22 raste për gol në fazën e grupeve të Champions League 2019-20, më shumë se cdo lojtar tjetër. Ky është sezoni i dytë radhazi në të cilin gjermani ka krijuar më shumë raste për shokët në krahasim me cdo lojtar tjetër në fazën e grupeve – 24 për të në edicionin 2018-19.

– Ansu Fati është bërë shënuesi më i ri në historinë e Champions League, duke shënuar për Barcelonën kundër Inter në raundin e 6-të në moshën 17 vjec e 40 ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *