• |
ide | kryesore

Pas tërmetit, rikthehen vrasjet mafioze. Dy viktima brenda pak orësh

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pa u shuar ende jehona e tërmetit apokaliptik të 26 nëntorit me 51 viktima, mbi 1 mijë të plagosur dhe shumë dëme matariale, vendi është tronditur sërish nga vrasjet mafioze. Në harkun kohor të më pak se 12 orëve kemi dy atentate me dy viktima. Mbrëmë mbeti i vrarë në Peqin, 23-vjecari Andi Zylfi, si dhe u plagos rëndë Ardit Uruçi 21 vjeç. Autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Për ngjarjen deri më tani raportohet se janë shoqëruar 10 persona.

Sipas dyshimeve të para po hetohet pista e larjes së hesapeve në shtetin fqinj Itali duke e lidhur më ngjarje e 29 nëntorit, pasi viktima ishte kushëriri i parë i Endrit Alibeajt, një nga viktimat e atentatit, ku humbën jetën 3 persona. Po kështu një tjetër pistë është ajo që lidhet me detyrën babait të viktimës, i cili punon në burgun e Peqinit. Dëshmia e të plagosurit do të hedhë më shumë dritë rreth dinamikës së ngjarjes.

 

Në Elbasan shkoi mbrëmë edhe vetë kreu i policisë, Ardi Veliu. Por më kot. Në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhi një tjetër atentat në Lushnje.  Viktima është 42-vjecari Enver Borici. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Qystri” të qytetit. Borici ka qenë ish anëtar i bandës së Lushnjes, drejtuar nga Aldo Bare. Mësohet se viktima ishte duke pirë kafe në lokalin e tij bashkë me disa persona të tjerë, në momentin kur autori i maskuar ka hyrë brenda dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Vëllai i viktimës, Arben Borici, është në burgun e Peqinit duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm si anëtar i bandës së Aldo Bares.

Këto atentate të njëpasnjëshme ndoshta s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, por nuk është ky problemi. Rendi dhe siguria publike vazhdojnë të jenë në pikëpyetje. Vrasjet mafioze për fat të keq vazhdojnë të jenë të larta. Viti 2019 po mbyllet me bilancin më të keq të mundshëm. S’ka ende një statistikë zyrtare deri më tani, por të mjafton të sjellësh në vëmendje kufomat e vrasjeve në Shkodër, Vlorë, Durrës e Tiranë për të kuptuar se Shqipëria pa ekzagjerim i ngjan Sicilisë së para shumë viteve. Bandat dhe krimi i organizuar lajnë hesapet me njëri-tjetrin, mbjellin terror dhe pasiguri tek qytetarët, ndërsa shteti bën sehir.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. Cili shtet? Ka pas shtet ndonje here duke cen gerdalla plak km! Kuuurrrrr ky vetem i ushqen bandat, ky u thot policeve hiqni kapelat mblidhni vota, ky u thot policeve hidhni gurin meshifni doren, ku nuk do shtet ky gerdall plak km don veq pushtet per bythen e vet ndersa per popullin hhaaaa hengshin kokat e njeri tjetrit, e keni me ze e me figure,

  2. Nga termeti keta ciliminj qe ju i quani mafioz po benin pushim,tani qe termeti u largua keta dolen nga shpellat dhe po vrasin njeri tjetrin,dhe ne fund lapsi e mbyll nuk ka shtet,se jemi si sicilia e para shume viteve,vetem chanale 5 te shikosh ne lajmet e kronikes se zeze lehtesisht e kupton ku eshte sicilia

  3. Do cojme Shkullakun si specialist i asgjeje atje tek atentatet qe te na beje nje hartim se si frynte era dhe si lind dielli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *