• |
ide | kryesore

Rrahën arbitrin në Peqin, kërcënon FSHF: Dhunimi i një zyrtari sportiv, akt i dënueshëm deri në tre vite heqje lirie

F1, Sport



Një incident i turpshëm ka ndodhur në Peqin, ku arbitri Sokol Bebja është bërë viktimë e dhunës në përfundim të sfidës mes Shkumbinit dhe Dinamos. Tifoz peqinas kanë zbritur në fushë dhe kanë sulmuar arbitrin kryesor të sfidës Sokol Bebja duke e goditur me grushta.

Federata e Futbollit ka dënuar me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo, duke kërcënuar hapur dhunuesit e duke bërë “thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal”.

FSHF ka ndërmend të caojë deri në fund këtë ngjarje, në tentativë për të garantuar mbrojtjen e zyrtarëve sportive, duke e e bërë të qartë se “nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambjentet sportive”.



1 Comment

  1. Peqinsit kane 20 vjet qe rrahin njerez ne mocalin e tyre, se as stadium e as fushe s’eshte.
    Ka ardhur koha te perjashtohen e te shkrihen fare disa ekipe mbeturina qe s’kane lidhje me lojen me top

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *