• |
ide | kryesore

Shkëmbi humb ndeshjen dhe pankinën: trajneri i dytë në pak orë që shkarkohet

Sport



Gjërat për Bledi Shkëmbin nuk ishin mirë para ndeshjes me Kukësin, për javën e 15 të Superiores, e shkuan edhe më keq pas pokerit me të cilin skuadra e Shpëtim Duros i mori ndeshjen dhe i hodhi në erë pankinën. Tekniku korcar është shkarkuar menjëherë pas ndeshjes nga presidenti Hasanbelliu, që e ka konsideruar të papranueshëm faktin që skuadra, që u ndërtuar për titull të shkatërrohet nga një rival i drejtpërdrejtë 4-0.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se palët kanë shkëputur marrëveshjen pas dy vitesh bashkëpunim me trajnerin Shkëmbi, duke e falenderuar për kontributin e dhënë.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Zyrtare: Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi. Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë. ©KF Teuta!

Në 15 javët e para të kampionatit Teuta mundi të grumbullojë 22 pikë, duke u renditur momentalisht në vendin e 7-të, por vështirësitë e shfaqura në bregdetarët, sidomos në aspektin e shënimit të golave e kanë bërë që tekniku korcar të humbasë kredite. Vetëm 9 gola në 15 javë kanë shënuar durrsakët, sulmi më i dytë më i dobët i kampionatit, vetëm para Luftëtarit në këtë klasifikim të vecantë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *