• |
ide | kryesore

Vrasja në Lushnje, historia bandës famëkeqe të Aldo Bares

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm një tjetër ekzekutim mafioz ka tronditur opinionin publik.

52-vjeçari Enver Boriçi është gjetur i vrarë me armë zjarri, në lokalin e tij në lagjen “Kadri Gjystri”, në Lushnje.

Por, atentati ku mbeti i vdekur Enver Boriçi ka rikthyer në vëmendje, bandën famëkeqe të Aldo Bares, e njiohur ndryshe si banda e Lushnjës, e cila akuzohet për vrasje monstruoze.

Pikënisje për krijimin e bandës së Lushnjes ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA.

Pas vrasjes se Ramadan Shkurtit, në Lushnjë nisi të operonte banda e Aldo Bares së cilës Drejtësia i numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash.

Ramadan Shkurti u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij. Në datë 21.10.1998 në fshatin Grabian të qytetit të Lushnjës, pasi është dëgjuar një plasje eksplozivi, janë gjetur në vendngjarje pjesë të një trupi njerëzor të shpërndara.

Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”, e cila solli përplasje të përgjakshme.

Vrasjet janë të shumta të realizuara nga “Banda e Lushnjes” si prerja e kokës e deri te ekzekutimi i kundërshtarëve me tritol dhe me breshëri automatiku.

Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes.

Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjës, pjesëtarë të grupit kriminal, të drejtuar nga Aldo Bare, kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës, Artur Daja.

Ndërmjet tyre, në ngjarjen kriminale të ekspozimit të kokës së prerë kanë qenë edhe Ilir Stergu, Arben Borici, Erion Cici, Arjan Alico, Enver Dondollaku, Leonard Prifti si dhe Enver Borici, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm.

Krimet e Bandës së Lushnjes
Më datë 03.08.1997 në qytetin e Lushnjës vritet është vrarë me armë zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas, Xhevat Demiri. Në hyrje të qytetit të Lushnjës, viktima së bashku me familjarë të tij, janë ndaluar nga katër persona të armatosur, ku ndërmjet tyre ishin edhe Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare.

Pasi kanë vënë maskat në kokë ata kanë qëlluar në drejtim të shtetasit Xhevat Demiri, i cili kishte zbritur nga furgoni, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ndërkohë, Arben Boriçi, i cili rrinte në një autoveturë afër vendit të ngjarjes, është afruar me shpejtësi dhe në të kanë hipur të gjithë personat e sipërcituar.

Kalvari i vrasjeve vijoi. Objektivi ishte ekzekutimi dhe terrorizimi i të gjithë të familjarëve, të afërmve dhe miqve të Dajës. Kështu në 03 korrik të ‘97 në qytetin e Lushnjes u vra me armë zjarri shqiptaro-maqedonasi Xhevat Demiri, i cili ishte miku i Dajas. Gjashtë muaj më vonë më 13 shkurt vritet Nimet Zeneli. Por historia e vrasjeve të përgjakshme të cilët ishin kundërshtarë të Aldo Bares dhe miq të Artur Dajës vazhdon. Brenda muajit shkurt të ’98 vriten në rrugën Kolonjë–Bitaj të rrethit Lushnjë, Masar Aliu dhe personi që ishte rastësisht me të Idajet Beqiri.

Më 18 korrik të 98’në vendin e quajtur “Kodrat e ullinjve” u vra me breshëri automatiku Luan Bilbili, i cili konsiderohej si shok i ngushtë i Artur Dajës.

Emri i Aldo Bares lidhet edhe me akte të tjera kriminale të ndodhura gjatë viteve 2000-2005. Ai akuzohet për vendosjen e lëndës eksploziv me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës. Për vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të Policisë Krimianle Klejdi Bano.

Gjithashtu Bare u akuzua në janar të vitit 2005 për ekzekutimin e Klodian Haxhiut, si edhe vrasjen e biznesmenit Baki Taullaut. Ndërkohë dyshohet edhe me vrasje të tjera që janë të pazbardhura si ekzekutimi i ish-kryetarit të SHIK-ut, të rrethit Lushnjë Bashkim Shkurti dhe për vrasjen e ish-nënkryetarit të Bashkisë së qytetit Lushnjë, Drago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998.

Banda e Lushnjes u kthye në “Komisariat”
Ndryshe nga të gjitha bandat që vepronin në vitin 1997 në vend, banda e Lushnjes, që u drejtua nga Aldo Bare, arriti të krijonte një komisariat të vetin në qytet, atë që mbahet mend edhe si “Komisariati Nr. 2”. Mbretërimi i tij në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës, Aldo Bare i cili u arrestua në Maqedoni. Ndërsa më pas u ekstradua në Shqipëri me kërkesë të autoriteteve. Një vit më parë në shtator të 2017 Laert Haxhiu vrau me armë zjarri Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin, ndërsa ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *