• |
ide | kryesore

Vrasja në Lushnje, si u ekzekutua ish anëtari i bandës së Aldo Bares (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një atentat mafioz tronditi Lushnjen mëngjesin e sotëm. Viktima është 42-vjecari Enver Borici. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Qystri” të qytetit. Lapsi.al mëson detaje të tjera rreth viktimës. Borici ka qenë ish anëtar i bandës së Lushnjes, drejtuar nga Aldo Bare. Mësohet se viktima ishte duke pirë kafe në lokalin e tij bashkë me disa persona të tjerë, në momentin kur autori i maskuar ka hyrë brenda dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Vëllai i viktimës, Arben Borici, është në burgun e Peqinit duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm si anëtar i bandës së Alo Bsres.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *