• |
ide | kryesore

Çështje shtetërore: TV kinez anullon transmetimin e Arsenal-City për shkak të një lojtari

Sport



Emitenti televiziv shtetëro kinez CCTV ka anulluar transmetimin e ndeshjes mes Arsenal e Manchester City pasi mesfushori i Gunners Mesut Ozil ka shprehur mbështetjen për uigurët në Xinjiang. Ozil, një gjerman me origjinë turke, ka dënuar represionin e Kinës kundër minorancave muslimane në rajonin perëndimor në një tweet të ditës së premte, ku kritikonte vendet muslimane se nuk kanë bërë asgjë për ti ndihmuar ata.

Ndeshja mes Arsenal e Manchester City fillimisht ishte programuar për tu transmetuar direkt nga kanali sportiv i CCTV, por të dielën CCTV e ka zëvendësuar ndeshjen në program me sfidën mes Tottenham e Wolverhampton Wanderers e shkak u bë ky postim. ” “Kuranet digjen … xhamitë janë të mbyllura… Shkollat myslimane janë të ndaluara … studiuesit fetarë vriten një nga një … Vëllezërit dërgohen me forcë në fusha”, ka shkruar Ozil në turqisht në llogarinë e tij në Twitter….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *