• |
ide | kryesore

Dogji ish-gruan me qumësht, nuk ndalet as nga qelia: “Nëse bëj burg, do futesh nga ke dalë”

Lajme, Të fundit

Nga qelia e burgut ku ndodhet pasi për pak i mori jetën ish-bashkëshortes së tij, B. Balla nga Librazhdi i ka dërguar mesazhe kërcënuese ish-bashkëshortes së tij, D.S duke i kërkuar të tërheqë denoncimin, ndryshe do ta pësojë keq.

“Tërhiqe denoncimin! Thuaj që je djegur vet që të mos bëj burg. Në të kundërt nëse bëj burg i bie të zhdukesh ose të futesh nga ke dalë”, – janë këto fjalë që Balla i ka thënë ish-bashkëshortes së tij, me të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.


Historia e dhunshme e B. Ballës u raportua nga shqiptarja.com më 19 nëntor, kur ai hyri me forcë në shtëpinë e D.S ku e dogji me qumësht të valuar në dhomën e gjumit ku qëndronte me dy fëmijët, ndërsa nuk ndali dhunën as ndaj ish-vjehrrës.

Por jo vetëm kaq. Pasi ish-gruaja u shtrua në spital me plagë të rënda, ai i shkoi nga pas ku tentoi ta mbysë me jorgan. U zbulua nga mjekët dhe u hodh nga kati i tretë ndërsa disa orë më pas u vu në pranga nga policia.
Historia e gruas të re, D.S është e trishtë. Ajo kishte vuajtur ndër vite dhunën e bashkëshortit, i cili kishte guxuar të tregohej jo njerëzor edhe me të bijën e porsalindur, teksa e kishte djegur me cigare.

Drejtësisë i kishte shpëtuar paq, me dënime simbolike, teksa menjëherë sapo doli nga burgu sërish ju rikthye dhunës duke djegur ish-gruan. Edhe pas hekurave ku qëndron në masë arresti me burg pas kallëzimit që bëri në polici D.S, B. Balla nuk e lë të jetojë e qetë, duke e kërcënuar me jetë.

“Ishalla të marrë dënimin e merituar, sepse nuk kam besim fare tek gjykata. Shpresoj të marrë dënimin maksimal”, – thotë ajo. /Shqiptarja.com

5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu