• |
ide | kryesore

Koulibaly kthehet në 2020: Napoli me dy qendërmbrojtës, Hysaj mund të adaptohet

Sport



Humbja me Parmën në shtëpi, në të parën e Gattuso në pankinën e të kaltërve, e ka lënë Napolin në vendin e 9 me 21 pikë, por sikur të mos mjaftojnë gjërat bëhen edhe më të vështira me dëmtimin e pësuar të Kalidou Koulibaly, qendërmbrojtësi kryesor i skuadrës. Sipas të përditshmes Il Mattino, dëmtimi që detyroi senegalezin të braktisë fushën vetëm pas katër minutash lojë, do ta bëjë ish-mbrojtësin e Genk të humbasë sfidën e Rexhio Emiljas ndaj Sassuolo, Koulibaly sipas të gjithë parashikimeve do të kthehet vetëm pas pushimit të Krishtlindjeve.

Në fakt, senegalezi e ka nisur ndeshjen kundër Parma me një gabim shumë të rëndë që i dha mundësinë dukalëve të kalonin në avantazh, por kjo nuk i heq asgjë rëndësisë së senegalezit në skuadër. Trajneri Gattuzo në ndeshjen e ardhshme do të duhet të bëjë edhe pa Nikola Maksimoviç që do të duhet të kryejë javën e dytë të skualifikimit e, për momentin, dy qendërmbrojtësit e vetëm në dispozicion janë Manolas dhe Luperto për sa kohë tekniku nuk vendos të përshtasë Hysajn në qendër. Situata në shtëpinë Napoli, për momentin, është me të vërtetë shumë e ndërlikuar mes dëmtimeve dhe atyre rezultateve që, për fat të keq, ende vazhdojnë të mungojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *