• |
ide | kryesore

Nga vjedhja te dhuna, 3 persona arrestohen gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre persona kanë rënë në pranga për tre vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.

Kështu u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” shtetasi: S. Ç.,23 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme 5 shtetas të huaj Marokenë në drejtim drejt Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së.

Nga ana tjetër, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” ra në pranga shtetasi A. K.,29 vjeç, banues në Paskuqan, Kamëz pasi në rrugën “Isuf Elezi” ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Qarkullimit Rrugor.

Gjithashtu për veprën penale “ Vjedhja”, shtetasi: L. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu” ka tentuar të vjedhë një automjet, dhe në momentin që shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4 janë afruar, ka tentuar të largohet duke lënë automjetin e tij i cili u bllokua së bashku me disa sende të automjetit të cilin tentoi të vidhte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *