• |
ide | kryesore

Olsi përmendet pas helmimit/ Zbardhet e vërteta e tragjedisë së çiftit në Librazhd (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Janë ende të freskëta dekoret e dasmës së Olsit dhe Rezartës, por fatkeqësisht martesa e tyre, që finalizoi një histori dashurie 4-vjeçare, nuk do të zgjaste shumë.

Paja nuk ishte hapur ende. Këpucët e nusërisë janë aty, ashtu sikurse edhe rrobat, që për fat të keq 19-vjeçarja, nuk arriti t’i gëzojë. Mëngjesi i së enjtes i gjeti në këtë krevat. Nusja e vdekur, ndërsa dhëndri me pak shpresa për jetën. Pas dy ditësh në koma, Olsi vetëm dje ka mundur të ndërgjegjësohet dhe thotë se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tregoi ai.

Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë për Klan Plus momentet e përjetuara mëngjesin e 13 Dhjetorit.

“Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (i shoqi) më paskan vdekur fëmijët i thashë”, – tregon zonja Bukurie.

Por si të mos mjaftonte fatkeqësia që i pllakosi, një tjetër barrë e rëndë për to janë lajmet e publikuara lidhur me ngjarjen.

“Se ne na iku zemra, na iku shpirti, edhe si na shkruajnë ne kot më kot portalet e televizionet. Ne na djeg shpirti. Na u shua familja, tani të futemi në sherr edhe me mikun, sepse jemi rreth miqësie. Sepse ata kanë dëgjuar që janë helmuar. Pse të ndodhin këto gjëra kështu? Kanë shkruajtur kot më kot!”, – tregon daja i Olsit.

Olsi ishte me fat, ai i shpëtoi vdekjes, duke zgjidhur kështu edhe enigmën e krijuar për tre ditë me radhë. /Klan Plus

https://www.youtube.com/watch?v=9vyqixAS8-s&feature=emb_err_watch_on_yt



3 Comments

  1. Portalet kane shkruar qe ata jane helmuar ??? Joooo kjo gje nuk ndodh kurre.
    Portalet kane gjithmone te drejte dhe jane te paret qe e gjejne se si kane ndodhur gjerat.

    Ngushellime familjeve per te ndjeren.

  2. E kuptoni o kryetaret e shoqatave te gazetareve se cfare beni me lajmet dhe fatkeqesite e njerzeve per me shume klikime,dhe pastaj kerkoni lire ju shpellgazekaret qe kane mbushur portalet,juve gazekareve eshte per tja u shpartallu grate e fisit ku ti keni

  3. Tani bertisni fort tre here “urra” per ligjin e ri te censures se shtypit. Te verteten do ta thote vetem gazeta “Zeri i Popullit” dhe gazeta “Bashkimi”. Po nuk u sqaruat, hapni TV e timonierit te madh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *