• |
ide | kryesore

Taylor mbledh gjithë personazhet për ditëlindjen e saj (Foto)

Paparazzi, Slider



Ylli i pop-it festoi dje ditëlindjen e saj të 30-të dhe nëse Instagram-i juaj është i pasur me njerëz të famshëm, me siguri keni parë ndonjë foto nga festa e saj.

Ditëlindja e këngëtares u organizuar në një restorant në New York, ku brenda tij ishin të ftuar shoqëria më e mirë e Swift= gjithë vip-at e mundshëm.

Gigi Hadid, Martha Hunt, Fletcher, Cazzie David, Blake Lively, Ryan Reynolds, Antoni Porowski, Jonathan Van Ness, Jack Antonoff, Camila Cabello dhe Halsey ishin ~disa~ prej tyre!

Tema e ditëlindjes lidhej me Krishtlindjet dhe në veshjet e të ftuarëve mbizotëronte ngjyra e kuqe. Dritat, xixat, zbukurimet e Krishtlindjeve dhe fotot në grup s’mund të mungonin kurrsesi.

“Sinqerisht, kam kaluar 30-vjetorin me fansat më të mirë në botë, pastaj, mora pjesë në festën më të egër që mund të bëhej ndonjëherë. Thjesht ndihem me fat që ju kam të gjithëve dhe do të më duhet përjetësia për të gjetur t’ju them faleminderit.”- u shpreh Taylor.

Ndër të tjera, ajo ndau me fansat tortën e 30-vjetorit, ku mbizotëronin macet, të preferuarat e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *