• |
ide | kryesore

Video/ Benzema shpëton Zidane në shtesë: Real Madrid akoma krah për krah me Barcelonën

Sport, Video



Edhe kur ngadalësojnë, Real Madrid e Barcellona mbeten krah për krah në krye të Liga. Në javën e 17 të kampionatit spanjoll, Blancos nuk përfitojnë nga barazimi i blaugrana e nuk shkojnë më shumë se 1-1 në Valencia. Duhet të jetë më shumë se i kënaqur me kaq Zinedine Zidane, sepse kjo ndeshje mund të kishte qenë fare mirë një humbje, nga e cila merengues shpëtuan vetëm në minutat shtesë.

E vështirë transferta në Mestalla për Real Madrid e madje kur Soler në minutën e 78′ kaloi në avantazh vendasit, u duk një sfidë e përfunduar për kryeqytetasit. Por megjithatë, Real mbetet Real dhe Zidane i shmanget humbjes dhe mban fort pozicionin kryesues, falë golit të Benzema, në të 95, duke përfituar brenda zonës nga një rrëmujë. Në ndeshjet e tjera, Sevilla rrëzohet në shtëpi 2-1 kundër Villarreal, ndërsa Getafe mposht 2-0 Valladolid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *