• |
ide | kryesore

Video/ Ligue 1: Psg fiton në Saint-Étienne e fluturon +7 nga Marseille

Sport, Video



Psg shkëputet fort tashmë në krye të kampionatit, duke lënë prapa në vendin e dytë Marseille. Në një ndeshje, që mund të ishte e komplikuar, të besuarit e Tuchel triumfuan 4-0 në transfertën e Saint-Étienne e fluturojnë kështu në +7 nga Olympique Marseille.

Ndeshja u vendos që në momentet e para, kur Parades shënoi golin e avantazhin në minutën e 9’ e vendasit mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Aholou në minutën e 25. Tani duhej rikuperuar ndeshja me një lojtar më pak: shumë për tu përballuar nga Saint Etienne që pëson edhe golin e dytë nga Mbappé (43’) pak para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Nuk mund të mungonte Icardi në tabelën e shënuesve. Argjentinasi shënoi golin e tretë në minutën e 72’, duke konfirmuar momentin e artë, që po e bind gjithnjë e më tepër klubin francez ta blejë përfundimisht nga Inter, duke i treguar me shumë mundësi rrugën e daljes Cavanit. Dygolësh personal për Mbappé (90’), që fiksoi pokerin final.

42 pikë për formacionin e Tuchel në vendin e parë, ndërsa Saint Etienne mbetet i 11 me 25 pikë. Sukses i cmuar jashtë fushe edhe për Rennes, që kalon 1-0 në Lione falë golit të Camavinga e pozicionohet në vendin e katërt. Befasohet ndërkohë Bordeaux, e mundur në shtëpi 0-1 nga Strasburg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *