• |
ide | kryesore

Video/ Shëtitje e Manchester City në Londër: Guardiola turpëron Arsenal

F1, Sport, Video



Pas humbjes në derby Manchester City ngrihet në këmbë, duke shkatërruar 3-0 Arsenal, rezultat të fiksuar që në pjesën e parë në Emirates me dygolëshin e De Bruyne e Sterling. Ende me një trajner provizor si Freddie Ljundberg, Gunners ndoshta duhet të shpejtojnë të bëjnë zgjedhjen, për të tentuar të shpëtojnë sezonin.

Arsenal u duk se mund ta vinte në vështirsi skuadrën e Guardiola, kur pas 35 sekondash Ederson duhet të bëjë një ndërhyrje shpëtimtare në dalje, për të larguar rrezikun Martinelli. Por City e kuptoi menjëherë që duhet të zotëronte lojën me pasimet e zakonshme dhe të ndërhynte në hapësirat e lëna nga londinezët, të kaluar në mënyrë konstante nga gjeometritë e skuadrës së Guardiolës.

Pjesa e parë ishte mbretëria e pakundërshtueshme e Kevin De Bruyne, qartësisht dominues në nivel teknik në një ndeshje të mbyllur pas 45 minutave të para. Belgu nis kështu pas 90 sekondash kur merr një krosim nga Jesus e fluturimthi me të djathtën e dërgon topin në rrjetë për golin e avantazhit. Në të 15’, është ai që shërben asist për prekjen nën portë të Sterling, përpara se të vulosë rezultatin në të 40’, kur mori topin mes linjave, shkoi drejt portës e më të majtën mposhti Leno. Mund të ishin katër golat e City, nëse nuk do të ishte një akrobaci e Leno që devijoi në kënd një konkluzion fantastik edhe një herë të De Bruyne. Me rifillimin e lojës Arsenal ka një lloj reagimi me goditjen me kokë të Aubameyang, që nuk shkoi larg shtyllës, por është vetëm një episod i izoluar, sepse Leno duhet ende të bëjë shpëtimtarin ndaj Gabriel Jesus, përpara se City të përdorë modalitetin e kontrollit deri në fundin e ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *