• |
ide | kryesore

Adele, në një lidhje të re me producentin e saj

Paparazzi, Slider



Adele duket se ka nisur një histori të re dashurie me producentin e njohur, Jonathan Hay.

Sipas “The Mirror” çifti kanë shpenzuar shumë kohë së bashku së fundmi dhe mendohet se janë njohur në fillim të këtij viti në studion e regjistrimit, “Quad Recording Studios”, në New York.Në një intervistë “online” Jonathan ka treguar se ka njohur dashurinë e jetës, një vajzë nga Londra me një theks të fortë britanik. “Papritur njoha dashurinë e jetës sime kur dola nga ashensori nga studioja legjendare ‘Quad Studios’, në të njëjtin ashensor që u vra Tupac Shakur. Me një theks të fortë britanik, dashurova çdo fjalë që ajo thoshte.

“Është magjike. Gjithashtu firmosëm një kontratë me Fat Beats dhe një licencë të rëndësishme për muzikën tonë. Asgjë nga këto nuk do kishte ndodhur nëse nuk do të kisha njohur dhe nuk do isha dashuruar me atë vajzë nga Londra”, është shprehur Jonathan në intervistën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *