• |
ide | kryesore

Anjeza Shahini prezanton për herë të parë vajzën 1-vjeçare

Paparazzi, Slider



Një vit më parë, këngëtarja Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë të voglën e saj, të cilën e pagëzoi me emrin Tori dhe vazhdimisht në rrjete sociale ka ndarë me ndjekësit ndjesitë e bukura të të bërit nënë.Koha ka kaluar shpejt dhe Tori ka mbushur plot 1 vit nga ardhja në jetë.

Sigurisht, Anjeza e ka festuar në mënyrën më të bukur këtë ditë speciale të të voglës, duke organizuar një festë si për ditëlindjen, ashtu edhe për ditën e saj të pagëzimit.Madje, në një foto të publikuar në Instagram, këngëtarja ka vendosur të na tregojë për herë të parë portretin e të voglës, të cilën deri tani kishte preferuar ta mbante larg mediave.

Anjeza i bën një dedikim të veçantë të bijës për ditëlindjen e parë, duke falenderuar këdo që ishte prezent në këtë ditë speciale.

“Shtatzani e shkurtër, por një vit i mbushur me dashuri. Sot festuam ditën e pagzimit të Torit, sëbashku me ditëlindjen e parë të saj që ishte dje. Ishte një ditë shumë e bukur, faleminderit të gjithë juve që na e bëtë edhe më të bukur me prezencen tuaj dhe që kënduat “Shumë urime për ty” në dy gjuhë bashkë me ne. ??❤️”- janë fjalët e Anjezës krahas fotos së ëmbël me vajzën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *