• |
ide | kryesore

Enisa këndon për viktimat e tërmetit: ‘Të gjitha fitimet shkojnë për ta’

Paparazzi, Slider



Një javë më parë, Enisa Nikaj nënshkroi kontratën me Atlantic Records. Dje, publikoi projektin e parë nën këtë shtëpi diskografike. Kënga i dedikohet të prekurve dhe viktimave të tërmetit të 26 nëntorit dhe titullohet “Something Beautiful.”

“E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart. 100% e fitimeve të kësaj kënde do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në itune, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar),” shkruan Enisa në Instagram.

Në tekst, ajo këndon:“Edhe në terrin më të thellë, nuk e dimë ç’na pret

Nuk do të heqim dorë nga pushteti, nuk do ta ulim kokën

Edhe kur të është njomur fytyra, me lotët e dikujt tjetër

Premtomë që s’do e harrosh kurrë”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *